Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet për rindërtimin e sistemit kullues në Fier.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama shkruan se falë sistemit kullues sot Shqipëria punon dyfishin e sipërfaqes së tokës krahasuar me 7 vjet më parë.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri në fund.