S'ka marrëveshje, Albin Kurti më 3 shkurt shkon i vetëm në Kuvend

Pas muaj bisedimesh, ofertash e kundërofertash, duket se shpresat për arritjen e një marrëveshje mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti dhe liderit të LDK Isa Mustafa janë thërrmuar. 

Me kërkesë të Kurtit, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që më 3 shkurt në ora 11:00, të mbahet seanca për votimin e Qeverisë. Mesa duket Kurti ka vendosur ta formojë qeverinë vetëm me pakicat dhe mundësia e ndonjë lëvizje në minutat e fundit, duket e vogël.

Dje pas takimit të Kurtit me Goran Rakiç i Listës Serbe, ky i fundit deklaroi se forca e tij politike “ nuk do të jetë frenuese e formimit të qeverisë së re”.
Kurti është takuar gjithashtu edhe me përfaqësues të komuniteteve joshumicë e joserbe, për të diskutuar rreth formimit të qeverisë së ardhshme. 
Deklarata e kreut të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca se ai nuk do të dorëhiqët, në mënyrë që të arrihet marrëveshja e koalicionit, i ka dhënë fund iluzionit se ende mund të kishte dakordësi me LDK.
Nga LDK-ja ndërkohë thonë se nuk kanë marrë ndonjë ftesë të re për takim me Vetëvendosjen. 
Ndonëse LDK dhe LVV që nga fillimi kanë theksuar se nuk kanë alternativë tjetër përveç koalicionit qeverisës me njëra tjetrën, nuk i tejkaluan dot ndasitë rreth ndarjes së pushtetit.
Fillimisht, marrëveshja u pengua nga mospajtimet rreth zgjedhjes së presidentit së cilës më vonë iu shtua edhe çështja e zgjedhjes së Konjufcës në krye të kuvendit.
Mungesa e finalizimit të një marrëveshjeje me Lidhjen Demokratike të Mustafës, e bën të paqartë sigurimin e 61 votave në Kuvend për formimin e qeverisë.
Sot Isa Mustafa deklaroi se në rast të mungesës së një marrëveshjë, nuk mund t’i garantonte Kurtit të gjitha votat pro të deputetëve të LDK për formimin e qeverisë së re.
Po sot edhe AAK-ja ka deklaruar se nuk do ta votojë qeverinë e Kurtit, kurse po sot Presidenti Thaçi tha se do të respektoj kornizën e përgjegjësive kushtetuese dhe se I mbetet spektrit politik të bëjë hapat e mëtejshme dhe se shpresonte që Kreu I VV të ishte menduar mire për thirrjen e Kuvendit të hënën për mbajtjen e seancës për votimin e Qeverisë
Por, çfarë ndodhë nëse zoti Kurti shkon në mbledhjen e parlamentit pa marrëveshje me Lidhjen Demokratike dhe nuk merr votat as për qeverinë e pakicës?
Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse ai nuk siguron të paktën 61 vota sa duhen për miratimin e qeverisë, atëherë presidenti “emëron kandidatin tjetër për kryeministër”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)