S'ka marrëveshje për asociacionin, Anton Berisha: Herët a vonë plani franko gjerman do implementohet! Shtyrja është në dëm të Kosovës

Sërish Kosova e Serbia nuk arritën një marrëveshje në bisedimet e së enjtes në Bruksel. 

Ish zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i shmanget implementimit të marrëveshjes që në thelb është marrëveshja e parimeve të përgjithshme përkrijimin e asociacionit të komunave serbe.

Anton Berisha në një koment për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv bën me faj Albin Kurtin pse Kosova nuk po ecën para me procesin e integrimit europian.

“Të dy palët po blejnë kohë në mënyrë që para votuesve të vet të dalin në premtimet që kanë bërë. Vuçiç me politikën se nuk e njeh Kosovën dhe Albin Kurti me politikën e tij që ka pasur kundër krijimit të asociacionit apo siç e ka quajtur Zajednicës.   

Kurti me këtë dëshmon se e gjithë politika e tij ka qenë instrument për të ardhur në pushtet dhe është kontribues kryesor i humbjes së një dekade për Kosovën në proceset integruese europiane. Mos themelimi i asociacionit ka qenë pengesa për të vijuar marrëdhëniet e saj me BE. E kemi mbetur me një MSA të nënshkruar dhe asgjë më shumë” thotë Berisha për gazetarin Nertil Agalliu

Më tej Berisha analizon se ky qëndrim nuk është në interes të Kosovës dhe përbën pengesë reale për të

“Kurti është duke e zgjatur marrëveshjen ndonëse është detyrim ndërkombëtar dhe plani franko gjerman dhe nuk pritet asnjë lëshim nga këto dy shtete e diplomacia amerikane por shtyrja është në dëm të Kosovës. Prakitisht po shkon koha dhe enegjia kot sepse herët apo vonë ato do të implementohen”

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili ndërmjetësoi bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, deklaroi pas takimit se “parakushtet e njërës palë kanë qenë të papranueshme për tjetrën” dhe se kjo e ka pamundësuar marrëveshjen.

Në tryezë të diskutimeve ka qenë zbatimi i Marrëveshjes Bazë, si dhe një propozim i ri për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili është prezantuar në Prishtinë dhe në Beograd nga diplomacia perëndimore, më 21 tetor

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 27/10/2023 16:23

    Anton tradhtari që është një ndyer nënshkruesit e ndarjes së veriut të Kosovës…njeri i shitur antishqiptarë …!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)