S'ka më familjarë në urgjenca! Orare FIKSE për vizitat tek të afërmit

Zyrtarizohet regjimi i ri në spitale, me disiplinimin e orarit të vizitave të familjarëve në spitale. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka firmosur urdhrin për regjimin e disiplinës dhe rregullave për aksesin e vizitorëve në çdo spital universitar, rajonal dhe bashkiak në vend.

Regjimi i ri është i unifikuar, pra në çdo spital universitar, rajonal apo bashkiak, janë përcaktuar orare fikse të vizitave të familjarëve dhe është ndaluar prezenca e familjarëve në Urgjenca, përveç rasteve kur kërkohet nga mjeku.

Konkretisht, vizitat e familjarëve në shërbimet me shtretër do të kryhen dy herë në ditë, paradite nga ora 12:00 - 13:00 dhe mbasdite nga ora 17:00 -19:00.  Ndërsa vizitat në shërbimin e reanimacionit spitalor për familjarët e pacientëve të shtruar në reanimacion do të kryhen dy herë në ditë në orën 11:00 – 12:00 dhe 18:00 – 19:00. Këto orare do të jenë të afishuara në çdo hyrje spitali dhe pavione.

Sipas Urdhrit të Ministres, spitalet universitare, rajonale dhe bashkiake ngarkohen për të hartuar rregulloret e brendshme, duke marrë masa për të afishuar në çdo hyrje spitali dhe pavione, në stendat e informacionit dhe këto rregulla duhet të ndiqen dhe respektohen nga familjarët e pacientëve të pranuar në shërbimet spitalore.

Spitalet universitare, rajonale dhe bashkiake do të marrin masa të vendosin disiplinimin dhe rregullin në shërbimet e urgjencës, duke mos lejuar prezencën e personave të pa-autorizuar që nuk marrin shërbim shëndetësor, duke krijuar ambiente te posaçme për pritjen e familjarëve dhe komunikimin me mjekët, por nuk do të lejojnë familjarë në ambiente ku ofrohet shërbimi I urgjencës. Përjashtim bën rasti kur mjeku vlerëson praninë e një familjari.

Kujtojmë se, Ministrja Manastirliu deklaroi marrjen e masave të menjëhershme për disiplinimin e vizitave të familjarëve të pacientëve në spitale, fill pas ngjarjes së disa ditëve më parë, kur një familjar dhunoi fizikisht mjekun roje të urgjencës së spitalit infektiv, ndërsa po I shërbente pacientëve.

Edhe më herët vizitat e familjarëve kanë qenë të kufizuar, por jo me një orar zyrtar. Vizitat me orare janë një praktikë që zbatohet në të gjithë botën.

Vendimi për vizitat ndaj pacientëve në spitale

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjeshta: 23/02/2019 23:53

    Infermieret do ti rrjepin pacientët tani!

    Përgjigju
  • Ela: 23/02/2019 17:37

    Ne amerike familjarin e lene brenda ne dhime 24 ore edhe flen aty. Perjashto reanimacionin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)