Një barazim në Zvicër ishte i pamjaftueshëm për përfaqësuesen e Kosovës në futboll për të shpresuar për një kualifikim në EURO 2024/
Ishte Zvicra ajo që diktoi ritmin në fraksionin hapës, megjithatë pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.
U desh minuta e 47’, ku pas një asisti nga Zakaria, Vargas gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dhuroi avantazhin Zvicrës. Pas këtij momenti Kosova u shfaq më kërkuese dhe ia doli që të gjente barazimin në minutën e 82’, me Hysenin që realizoi pas një super asistit të dhuruar nga Vojvoda.
Zvicra kështu siguron matematikisht Evropianin dhe renditet në vendin e dytë të Grupit I me 17 pikë aktualisht, ndërsa nga ana tjetër shuhet ëndrra e Kosovës për kualifikim, duke u renditur momentalisht në vend të katërt me 11 pikë.
Ndërkohë edhe Rumania siguroi kualifikimin pas fitores 1-2 ndaj Izraelit, duke kryesuar Grupin I me 19 pikë, ndërsa izraelitët renditen aktualisht në vend të tretë me 12 pikë.
Nga sfidat e mbrëmjes të të shtunës, Holanda ishte ekipi më i madh që siguroi matematikisht finalet e Evropianit “Gjermani 2024”. “Tulipanët” mposhtën 1-0 Irlandën në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit.
M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Komision hetimor vetëm për çështje konkrete,jeni dakord me propozimin e PS?
-
Po
69%
-
Jo
25.2%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 1680
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Votimi final në UEFA, golat e Asanit dhe Asllanit mes tre më të mirëve të Euro 2024
1 Dhjetor, 14:58
-
BE u dërgon partive opozitare kopjen e Draft Statutit të Asociacionit
1 Dhjetor, 14:16
-
Vuçiç pretendon se për shkak të Kurtit s’do të mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës
1 Dhjetor, 13:30
-
Ylber Ramadani 'tërbon' të kaltrit: Në grupin e Europianit dua Italinë dhe Gjermaninë
1 Dhjetor, 13:13
-
BE-ja kërkon kushtëzimin e integrimit të Serbisë me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën
1 Dhjetor, 12:41
-
U vra nga grabitësit, përcillet sot për në banesën e fundit bashkëshortja e ish-këshilltarit të Pacollit
1 Dhjetor, 11:41
-
Opozita e Kosovës merr draftin për Asociacionin nga BE
1 Dhjetor, 11:40
-
Ndërron jetë gjatë lindjes foshnja në Prishtinë, dyshohet për shkak të pakujdesisë së mjekëve
1 Dhjetor, 11:37
-
Hovenier: Fle mjaft rehat natën duke ditur se në Kosovë ka ushtarë amerikan
1 Dhjetor, 11:15
-
Henry Kissinger dhe qëndrimi i tij i transformuar për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë
1 Dhjetor, 10:21
-
DASH kritikon Kosovën për dënime të ulëta për terrorizmin: Ka rrezik për rekrutim nga organizata të dhunshme ekstremiste
1 Dhjetor, 09:40
-
U plagosën gjatë përplasjes me grabitësit në Suharekë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës viziton 3 efektivët
30 Nëntor, 21:11