Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat tha se është e padëgjuar më parë që numri dy i qeverisë të arratiset. Në një konferencë me gazetarët, teksa komentoi çështjen e Arben Ahmetajt, për të cilin SPAK ka kërkuar arrestimin, Meta shprehet se çdo zyrtar publik duhet të përballet me drejtësinë.
Sipas tij, afera e inceneratorëve është skandaloze dhe grupi që është marrë me këtë është një grup i strukturuar kriminal.
‘Lidhur me çështjen Ahmetaj mund të them se është një ngjarje e pa ndodhur që numri dy i qeverisë të arratiset nga vendi dhe ti shmanget drejtësisë që vetë ka votuar. Kjo tregon edhe krizën e jashtëzakonshme të korrupsionit që ka mbërthyer qeverinë dhe qëndrimi im në këtë çështje ka qenë dhe është i qartë. Cdo zyrtar publik duhet të përballet me drejtësinë për përgjegjësitë e tij ligjore dhe individuale. Të mos harrojmë atë që ka thënë Ahmetaj para disa muajsh se ai nuk ishte aq i fuqishëm sa të garantonte ecjen përpara të një afere kaq të madhe. Sa më takon mua dhe PL, denoncimet e para për këtë aferë kanë ardhur nga ne dhe unë si President e kam denoncuar si aferë para zgjedhjeve parlamentare të 2021. E dini që pavarësisht se disa zyrtare dhe ish ministra janë ndaluar përsëri kjo është një aferë që vazhdon. Janë tre incneratore që nuk janë në punë, njëri nuk ekziston fare, janë dhjetëra miliona euro të grabitura, janë tre pronarë në kërkim. Afera vazhdon dhe kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.’- tha Meta.
Në lidhje me protestën e studentëve të Mjekësisë kundër projektligjit që i detyron ata që të punojnë në atdhe për 5 vjet pas studimeve, Meta u shpreh:
“Shpreh solidaritetin tim me studentët, zhgënjimin më të thellë për reagimin e ministres, që studentëve u tha se qeveria merr vendime dhe nuk i pyet fare. Kjo reflekton arrogancën e qeverisë dhe kryeministrit. Ky është një ligj tërësisht antikushtetues”.
/DINI/,kush tha qe nuk eshte perballur me drejtesine?! Me sakte u perball ne nje darke me Berishen dhe kamerat e mediave.Me nje perballje te tille pse te mos thote tani qe cdo zyrtar te perballet me drejtesine?!
PërgjigjuSPAK e ka me ze e figure te dokumentuar videon me Dritan Pritin por as kjo nuk esht prov e mjaftueshme per te arrestuar ty o hajdut.Berisha me familje,ti me familje jeni me te korruptuarit qe ka njoh ky vend por ASPAKU nuk ju prek dot
PërgjigjuKur do vije ajo dite qe te perballesh ti hajdut ne drejtesine
Përgjigju