DURRËS- Sezoni turistik përkthehet në më shumë punë për punonjësit e Bashkive, kryesisht në qytetet bregdetare. Kështu ka ndodhur edhe në qytetin e Durrësit, ku punonjësit e pastrimit në këtë qytet kanë nisur pastrimin e varrezave. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku ka sjellë momente nga ky aksion pastrimi.
Ndërkohë, ditën e djeshme me një urdhër nga kryebashkia e re e Durrësit, Valbona Sako punonjësit e administratës kanë dalë të pastrojnë disa lagje të qytetit me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për mbajtjen pastër të ambientit.