S'ka revansh për 'Gypsy King', Usyk e mposht sërish britanikun! Polemika për rezultatin (VIDEO)

Pritej dhe ishte menduar si beteja e revanshit, por superdueli i peshave të rënda në boks i ka buzëqeshur edhe njëherë Oleksandr Usyk. Ukrainasi, edhe pse 25 kilogramë më pak se Tyson Fury, arriti ta mposhte sërish britanikun.

Në Arabinë Saudite nuk pati nokaut, pasi të dy boksierët menduan shumë edhe për mbrojtjen, por në fund ukrainasi mori fitoren me vendim unanim të gjyqtarëve. Të tre ata dhanë 116-112 në favor të Usyk.

Ky vendim mërziti pamasë Tyson Fury-n, i njohur ndryshe edhe si ‘Gipsi King’. Për pasojë Fury nuk qëndroi shumë në ring, ndërsa u larguar pa dhënë as deklarata, siç shpesh ai di të bëjë më mirë. Sakaq Usyk tha se ‘nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët për vendimin, pasi nuk është gjyqtar’, por shtoi se ‘ishte përgatitur shumë për fitoren’, ashtu siç di të bëjë vetëm ai.

Për ‘Gipsy King’ kjo ishte humbja e dytë në karrierë. E para e ardhur po këtë vit ndaj të njëjtit kundërshtar. Në fund e gjithë lumturia shkoi për Usyk, i cili mbrojti titujt kampion WBA, WBO dhe WBC.

 

Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Dëmtim i tmerrshëm në basketboll! Nëntë tifozëve u ra të fikët, njëri pësoi atak në zemër

VIDEO/ Dëmtim i tmerrshëm në basketboll! Nëntë tifozëve u ra të fikët, njëri pësoi atak në zemër