S’ka rikthim tek Barcelona, Neymar rinovon me PSG deri në 2026

S’ka rikthim tek Barcelona, Neymar rinovon me PSG deri në 2026

Neymar

Nuk ka rikthim tek Barcelona. Neymar do të rinovojë kontratën me PSG-në deri në vitin 2026 dhe lajmi do të zyrtarizohet sot nga klubi francez. 

Këtë zhvillim e ka zbuluar paraprakisht prestigjiozja L’Equipe që ka mësuar se sot klubi nga Parisi dhe ylli brazilian do të zyrtarizojnë rinovimin e kontratës deri më 30 qershor të vitit 2026 duke zgjidhur një nga problematikat më të mëdha të klubit sa i përket merkatos.

Neymar i mbërritur në Paris në vitin 2017-të ishte lidhur shumë herë me një rikthim tek Barcelona por sot këto thashetheme do të marrin fund pasi braziliani ka vendosur të vijojë karrierën tek PSG ku do të qëndrojë edhe për 5 vite të tjera. Klubi shpreson që pas Neymar, i radhës që rinovon kontratën të jetë ylli tjetër Kylian Mbappe kontrata e të cilit përfundon pas një viti./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën