‘S’ka si e bën Allahu më keq!’ Fëmijët e Kukësit shkojnë në shkollë të mbuluar nga balta, rrugët të paasfaltuara (VIDEO)

Kur ka reshje shiu dhe dëbore, banorët e “Lagjes së Re” në qytetin e Kukësit jetojnë mes gropave me ujë, baltës apo akullit.

 

Të gjitha rrugët e brendshme bëhen të pakalueshme, jo vetëm për makinat por edhe për banorët të cilët thonë se u duhet të veshin çizmet për të lëvizur ndërsa kjo situatë është prej vitesh, por askush nuk ka ndërhyrë aty.

 

“Duhet me marr çizme me kalu këtu! Është katastrofë! Ne kërkojmë nga qeveria e bashkia të asfaltojnë rrugët. Habitem se si në 30 vite demokraci nuk e kanë shtruar. Ne sikur s’jemi të këtij shteti. S’ka si e bën Allahu më keq! Me fëmijë në krah, këtu nuk kalohet”, thanë banorët.

 

Më të vështirë e kanë fëmijët e shkollave dhe kopshteve që kalojnë aty çdo ditë të cilët gjyshërit apo prindërit ju duhet ti mbajën në shpinë.

 

“Unë jam në klasë të 7-të dhe çdo ditë shkojmë në shkollë mes baltës”, tha ajo.

 

Reoprt Tv pyeti në Bashkinë e Kukësit, e cila tha se ky bllok banimi është pjesë e projekteve dhe do të rehabilitohet përgjatë këtij viti.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 08/02/2025 14:04

    Hajdutët e kan traditën e vjetër,për tgrabitur janë tparët,për me dhan kontribut si gjithmon jan tmramët

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Debutoi me fitore te Juventusi, Tudor kritika për Mottën: Koopmeiners duhet rifituar, Yildiz ka cilësi

Debutoi me fitore te Juventusi, Tudor kritika për Mottën: Koopmeiners duhet rifituar, Yildiz ka cilësi