Mbrëmja është për fansat e zjarrtë të Napolit i cili mesa duket sot ka qenë në super formë! Napoli nuk ka të ndalur në “Maradona Stadium”.
Në minutën e 48-të ka qenë përsëri protagonist polaku Zielinski duke shënuar edhe golin e katërt ndaj ekipit të Klopp.
Në radhët e Napolit bie në sy se si Spaleti ka zgjedhur nga minuta e parë Politanon në rreshtim si dhe Oliveran. Sigurisht, nuk mund të mungonte Rrahmani nga minuta e parë e duelit, përkrah Kim ne qendër të prapavijës.
Kurse Liverpuli paraqitet me një treshe sulmi të formuar nga Salah, Firmino e Luis Diaz, të cilët do të mundohen të sigurojnë tre pikët që në transfertën italiane për t’i bërë një start të mirë sezonit në Europë.