Në fshatin fshatin Hinkë të Dimalit janë kultivuar rreth 74 hektarë me mandarina, por këtë vit fermerët janë në prag familementi. Arsyeja kryesore është mungesa e tregut dhe çmimet shumë të ulëta, ndërkohë që mungon edhe fuqia punëtore. Edhe pse prodhimi është cilësor, çmimi i mandarinave ka rënë në 50 lek për kg. Ndërkohë për të dalë me leverdi çmimi duhej të ishte të paktën 80 lekë/kg.
“Prodhimi sivjet është i mbarë, më cilësor nga të gjitha vitet e mëparshme, por po na penalizon çmimi i ulët, sidomos në fillim të sezonit. Ne jemi dobët me tregun”, shprehet një fermer.
Pikat e grumbullimit e marrin me çmim tejet të ulët, sa fermerët hyjnë në borxhe për të mbuluar shpenzimet, pasi pemëve u shërbejmë me spërkatje, vaditje, krasitje dhe plehërim.
“Kemi hyrë në borxhe. Në behar shkojmë në Greqi të punojmë për të nxjerrë shpenzimet e kultivimit të mandarinave – pleh, ilaçe, spërkatje”, thotë fermeri.
Ata theksojnë se përdorimi i ilaçeve është brenda normave të lejuara dhe prodhimi i tyre është cilësor.
“Ne nuk hedhim pesticide, kemi bërë analiza. Produkti është i pastër”, thekson fermeri.
Fshati Hinkë, i vendosur në Poshnje të Dimalit, pjese e qarkut të Beratit, ka një traditë 20-vjeçare në kultivimin e agrumeve. Fillimisht tregtia ka qenë e mbarë por në fund të vitit 2024 dhe fillim 2025, disa ngarkesa mandarinash u gjetën me mbetje të pesticideve të ndaluara, si Phosmet dhe Chlorpyrifos.
Tre persona – një fermer, një grumbullues dhe një inspektor – u arrestuan nga Prokuroria e Beratit për shkelje të rregullave mbi lëndët helmuese dhe shpërdorim detyre. Një pjesë e ngarkesave u kthye nga Kroacia për prani të lartë të pesticideve. Ky skandal, përveç riskut për shëndetin e konsumatorit, ndikoi në rënien e besimit produkteve shqiptare dhe ka rënduar më tej situatën e fermerëve, përfshirë ata të fshatit Hinkë.
Komente










Në fakt çmimi nga fermeri është normal për tek ngrumbulluesi. 1 arkë geri mer 14-15kg mandarina. Çdo natë bën firo 10-20gr për kg. Nëpër mese ka mandarina të çara e të prishura. 10lek për kg i mer puntori në magazinë. Të gjitha kto hyjn në koston e hyrjes së produktit në magazinë pa zën vënd në shesh akoma. Se pastaj i hyjn lapsit ujqërit siç iu thuhet tatimeve ujit dritave tvsh-së etj shpenzime. Nëse nga fermeri blihet 80 lek siç duan ata. Nga makina zbret 100 lek për kg. Pastaj ky 100 lekshi shumëzohet me 1.2 që ti do shteti për kg. Pastaj e shumëzon prapë me 1.5 që jan shpenzimet. Dhe 10 lek për kg që do për vete. I bie të dal mandarina plr tek furnizuesi 190 lek. Po të ikim me laps në dorë
PërgjigjuNe Tiran 100 lek kg i Mandarinave o njerez.
PërgjigjuSot kam ble mandarina ne nje supermarket ne Prishtine me cmim 0,69 cent kilogrami dhe me duket , pa te keqe , se cmimi i grumbullimit 50 lek apo 0.51 cent eshte ne rregull apo ma mire te them cmimi me pakice ketu eshte me shume se fer
PërgjigjuCdo vit mandarinat me 50 lek i kemi bler ne dyqan tani kta dashkan ta len me shumic 80 lek ..po ne dyqan sa i bie do e marim ?? Apo ngaqe i keni hedhur shum pesticide i keni harxhuar leket me helm dhe spo ju del hesapi
PërgjigjuVetem mbushni ju si token ashtu edhe pemet me pesticide , ateher duhet ti hani vete , konsumatori ato i blene qe dimrit te kete vitamine e sidomos ate C e te kete shendet e jo te helmohen me pesticida te ndtyshme helmuese te pa kontrolluara.
PërgjigjuAgrumeve u bie cmimi tani,sepse jane ne sezon,sa per besueshmerine,vete e keni fajin edhe sikur analiza te beni,prape askush nuk ju beson me.S.d.q me ardhjen e festave te Nentorit,Dhjetorit,kur e gjithe bota e tregetise ul cmimet,matrapazet shqiptare do t'i ngrene.Mund te keni ndonje rikuperim te shpenzimeve nese do te keni fat te gjeni bleres,jo tregetare e grumbullues,por bleres.
Përgjigjush mire ja u bejn spo ham nje mandarin na helmuat tamaqarer
Përgjigju