Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar Pentagonin të nisë ndërtimin e një force hapësinore, e cila do të jetë pjesë e ushtrisë amerikane, por e pavarur nga forcat ajrore.
“S’ka vend si hapësira”, u shpreh Trump të hënën. Presidenti njoftoi disa iniciativa, përfshirë vendosjen e një “prezence stabël” në Hënë, me një ‘sy’ në Mars.
Trump tha se Amerika ishte e para në fluturim, e para në Hënë dhe do të jetë e para dhe në hapësirë.
Pas deklaratës së Trump, ka ardhur reagimi dhe Rusia. Russia Today, teksa ka raportuar lajmin për Trump, me ironi mes rreshtave shkruan:
”Është e paqartë sesi Trump do ta bëjë këtë gjë, kur njeriu i parë në orbit ishte Juri Gagarin, njeriu i parë në hapësirë Alexey Leonov, dhe gruaja e parë në hapësirë, Valentina Tereshkova.’
Kritikët kanë vazhduar ta komentojnë deklaratën e presidentit amerikan, duke e shfrytëzuar si një mundësi të mirë për të hedhur “meme” në rrjet.