TIRANË – I bëjmë thirrje Berishës, të mos e sjellë më në Kuvend për miratim, moratoriumin e deteve dhe liqeneve, sepse nuk do ta votojmë. Kështu është shprehur sot, nëpërmjet një letre publike, deputeti socialist, Artan Gaci. Gaci, në të njëjtën kohë, ka uruar qytetarët që jetojnë në vijën bregdetare të detit Adriatik e detit Jon, të liqenit të Shkodrës, Ohrit, Prespës e Fierzës, të gëzojnë lirinë e shfrytëzimit të ujrave.
“Sot, më në fund, detet dhe liqenet e Shqipërisë janë të çliruar nga bllokimi 7-vjeçar i moratoriumit antikombëtar të Sali Berishës”, - shprehet Gaci. – “Këtë muaj skadon efekti i moratoriumit të mjeteve motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë fillimisht hyrë në fuqi në 03/04/2006 dhe i rinovuar për një afat tjetër tre vjecar në datë 04/02/2010. Këto ditë të shkurtit detet dhe liqenet shqiptare janë të çliruara nga efektet bllokuese të atij moratoriumi antikushtetues dhe antikombëtar”.
“Për shfuqizimin e tij”, - thotë ai, - “nuk shërbeu as amendimi i bërë nga grupi parlamentar i Partise Socialiste në mars të vitit të shkuar, as amendimi dhe deklaratat publike të disa prej partive dhe kolegëve të mazhorancës, as thirrja publike e kryetarëve të komunave dhe bashkive bregdetare dhe liqenore, as kërkesat e shoqatave dhe operatorëve turistikë, e aq më pak interesat e qytetarëve të këtyre vendbanimeve bregdetare të cilët për shkak të këtij bllokimi vuajtën pasojat e drejtpërdrejta mbi ekonomitë e tyre”.
“Arrogancë e kësaj qeverie nuk u mjaftua me shpërfilljen flagrante të opinionit publik por shkoi deri aty sa të rishkelte edhe njëherë kushtetutën dhe rregulloren e parlamentit duke mos futur për shqyrtim e më pas për votim në séancë as amendimin e Partisë Socialiste dhe as amendimin e dy deputetëve të mazhorancës”.
“Të tillë arrogancë kundër interesit të qytetarëve të tyre, vetëm Sali Berisha dhe diktatori i përjetshëm i Koresë së Veriut Kim II-Sung kanë guxuar të tregojnë”, - përfundon Gaci. Ditën kur Sali Berisha do të risjellë për votim rinovimin e moratoriumit nuk do të hasë vetëm në kundërshtinë e opinionit publik e Partisë Socialiste, por do të jetë dita kur kur ai do të humbë edhe mazhorancën në parlament”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com