S`kalojnë te vizat e bardha, nis gjobitja e këmbësorëve! Vëzhgimi i Report Tv në rrugët e Tiranës, qytetarët ‘shkelin’ semaforin

TIRANË- Me fillimin e vitit kanë nisur të vendosen dhe gjobat e para ndaj këmbësorëve të cilët lëvizin në mënyrë të gabuar në rrugë.

Mosrespektimi i vizave të bardha apo semaforëve duke u kthyer në burim aksidenti parashikon penalitete në kodin rrugor, ndaj këmbësorët janë gjobitur me 1000 lekë të reja”.

Fenomeni duket i përhapur, pasi një vëzhgimi i Report TV në rrugët e kryeqytetit në ditën e parë të aksionit, konstatoi se në shumë raste sjellja e këmbësorëve është rrezik për aksidente.

Këto pamje i përkasin rrugës “Ndre Mjeda” në Tiranë.

Edhe pse vizat e bardha ndodhen vetëm pak metra larg, fatkeqësisht disa këmbësorë zgjedhin të kalojnë në mes të rrugës.

Të shumtë janë dhe qytetarët të cilët nuk respektojnë edhe semaforin.

Sipas statistikave të INSTAT për 11-mujorin e vitit 2023, 12% e rasteve të aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aliu: 06/01/2024 12:27

    Duhej bëre më pare,detyrë kryesore e policisë bashkiake.por më pare te rregullohet trafiku i mjeteve,te lirohen rrugët e biçikletave ,qe u harxhuan miliona qe zihen nga makinat dhe mjetet e furnizimit te dyqaneve,më skandali rruga qemal stafa,si nuk u disiplinua njëhere te vetme ajo rrugë.

    Përgjigju
  • Lexues: 06/01/2024 10:44

    Kur kembesori thyen rregullat luan me jeten e vet dhe te tjetrit. Ata plehrat qe nuk ndalojne makinat tek vijat e bardha luajne vetem me jeten e tjetrit.

    Përgjigju
  • Rrumpalla: 06/01/2024 02:21

    A e keni psrè cndodh, nga fillimi i Rr. Kavajes deri te 21 dhjetori. Ngaqè trotuari ne mes 2 rrugeve eshte i hapur, ne cdo 10metra kalon nga 1 kembesor. Ky trotuar, duhet mbyllur ne snesoret , me parmake hekuri nga bashkia. Dilni gjate paradites, filmoni aty cbehet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë