Deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka reaguar pas debatit që përfshiu rrjetin mbi artikulimin e saj në dialektin geg, dhe jo në gjuhën standarde, në çdo dalje publike, përfshirë aktivitetet zyrtare.
Nëpërmjet një reagimi të drejtpërdrejt e shterues, Neomalsorja mbron me fanatizëm të komunikimin e saj në gegërisht dhe e cilëson po aq standard sa e folura në gjuhën standarde.
Krenarinë e saj për gegërishten që flet, Koçeku e thekson edhe kur thotë se “ma parë qindroj në atë gardhin tem t’imtë se t’shkoj e të përtyp asfaltin e bulevardit të Tiranës”.
“E shoh që asht ngritë stuhi në gotë për hiçgja mbi deklaratën teme pse refuzoj me e folë gjuhën standarde. Di me ju thanë se gegnishtja asht standardi jem. Edhe sikur me m’dhanë malet në njanën dorë e detet n’dorën tjetër, vetë kohën me ma falë, unë s’kam me e lëshue gegnishten teme. Ndoshta ndokush mundet me m’quejtë fanatike apo të prapambetun apo anakronike, po njikohësisht jam edhe romantike, e gjuhës teme. Ju, me zhgjetimet tueja komentesh facebooku, po m’kërkoni për me i hangër fjalët e mue m’duket se po m’thoni me hangër gurët e zallit të lumit ku jam rritë, gurët e kullës teme që gjyshi jem i ka bajtë me ditë të tana n’shpinë, me i hangër vetë paraardhësit e mi. Unë kyt gja nuk mundem me e bâ. Ma parë qindroj në atë gardhin tem t’imtë se t’shkoj e të përtyp asfaltin e bulevardit të Tiranës”,- shkruan Koçeku.
Komente












Kane thene te huajt "qe nuk na e duan te miren" se shqiptaret jane tribu dhe jo komb, se nuk kane aftesi shtetformuese...
PërgjigjuKoceku ose si vetquhet neomalcorja, c`fare mund te ofroje ne parlament ose zgjedhesve te saj, c`fare vizioni ofron qe te jete ne ndihme te komunitetit. C`fare horizonti ka ky individ apo koceket qe ne Shkoder quhen llom Ky eshte parlamenti Shqiptar ku futen njerez te gardhit the jo te dijes.
PërgjigjuZonj, ne kemi shum dialekte te mrekullueshme dhe nendialekte gjithashtu. Shum, edhe ne gegnishten vete. Jan pasuri kombtare qe e bejn gjuhen ton pasuri jo vetem kombyare. Por kur flet ne parlament i flet jo vetem malsorit te shkodres, por cdo shqiptari; çam, arberesh arvaniti ashtu si leberve e myzeqarve. Quhet shqipe e unifikuar ose e gjithkuptueshme. Nje gje kemi te perbashket un e ti, gjuhen, ne cdo qeliz. Thuaj dicka te mencur se te kemi zgjedhur perfaqsuese ne parlamentin shqiptar dhe jo menaxhere ferme te Thethit
PërgjigjuUne nuk do t'a kisha problem qe ti moj zonje t'a pranoje qe nuk e perdor gjuhen zyrtare sepse e ke te veshtire.Edhe une mund te lexoj dialektet e shume te folme zonale/krahinore,por per t'i folur,as qe behet fjale,keshtu dhe me ty,por e kunderta,t'i flet gegenishten,por s'je ne gjendje te artikulosh shqipen zyrtare.Ajo qe nuk me pelqen eshte kokefortesia me te cilin mbulon kete problem qe ti e quan me te drejte /stuhi ne gote/,por qe kthehet automatikisht ne problem te madh ne momentin qe ti kokefortesisht preferon me mire gardhin e kulles tende,se sa asfaltin e Tiranes ne emer te mbulimit te nje paaftesie qe e kemi te gjithe kur vjen puna per zoterimin e perdorimin e nje gjuhe,dialekti,apo te folme qe nuk eshte e jona.Dhe ketu vjen dhe ceshtja e te kuptuarit se cfare po thua nga ata qe nuk flasin te njejtin dialekt,apo te folme.Me qe ra fjala,a mund te na shpjegosh shqip-shqip c'd.m.th /zhgjetim/qe e ke perdorur,ose te perkthyer shqip-anglisht,meqe fjalen anglisht /facebook/nuk e ke gegezuar,ke ruajtur anglishten zyrtare?
PërgjigjuJa o arber pranej Po flasim ne se duhet perkthyes shqip shqip ne disa raste SI nga veriu SI nga jugu.ja fakti ti perktheve fjalen zhgjetim qe nuk e kuptojn nje Pjese e mire e shqiptareve sepse ne letrare thuette godasesh ne shenje
Fjala “zhgjetim” përkthehët , “ te godasësh në shënjë” ose me i ra 10….
I marshi tan t'ligat
PërgjigjuAjo nuk di të flas në gjuhën letrare
PërgjigjuSecili gjuhen e principates se vet.
PërgjigjuDo ishte bukur qe ti te flisje gegnisht masanej deputete e lushnjes lushnjarce tironsit e ndroqit te flisnin sic flasim.masanej deputete e vlore tepelene gjirokaster e te shikonim gallat vetem me shprehjen e fytyrave qe do benit se sdo kuptonit asnje fjal qe flet kolegu
PërgjigjuHahaha bravo Lala
fikss