Skandal dopingu, pezullohet
boksieri shqiptar Rexhildo Zeneli

Skandal dopingu, pezullohet<br />boksieri shqiptar Rexhildo Zeneli
2015 është një vit i zi për sportin shqiptar. Pas skandaleve të njëpasnjëshme në peshëngritje, tashmë pasohet nga boksi, që njolloset me doping.

Komiteti Olimpik Europian përmes një njoftimi zyrtar në faqe publikon vendimin e pezullimit të boksierit shqiptar Rexhildo Zeneli, i cili ka dështuar në testin antidoping më 13 qershor, pasi në urinën e tij është gjetur një substancë e ndaluar, furosemide.
 
Rexhildo Zeneli ndodhet në Baku në Lojërat Europiane që po zhvillohen në Azerbajxhan, pjesë e ekipit kombëtar shqiptar.

Rexhildo Zeneli ishte planifikuar të ngjitej në ring më 19 qershor për të sfiduar bjellorusin Dzmitry Asanau në peshën 56 kilogramë, por njoftimi i Komitetit Olimpik Europian ndryshoi gjithçka. 

Rexhildo Zeneli

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën