Ky është fshati Kasall, në njësinë administrative Zall-Herr e cila e është pjesë e Bashkisë së Tiranës. Vetëm 25 km larg nga qendra e Tiranës rreth 3 mijë banorë të këtij fshati konsumojnë ujë të ndotur nga puset që i kanë hapur vet.

Analizat që janë bërë nga Drejtoria e Shëndetit Publik tregojnë se uji i këtyre puseve nuk duhet konsumuar pasi ka nivel të lartë ndotje, siç mund ta shikoni dhe nga ky dokument. Por banorët thonë se në këtë fshat nuk ka ujësjellës dhe janë të detyruar që si për të pirë dhe për të gatuar të përdorin ujin e puseve.

"Kemi hapur puse, puset kanë dalë të ndotura, pasi i kemi bere analizat dhe kshuqë ujin e konsumojmë por është i ndotur.Konsumoni nga ujë që ka dalë i ndotur nga analizat?Normal se s'kemi ujë tjetër, nuk ka ujësjellës. Kanë ardhur kanë bërë analizat e ujit kanë dalë të ndotura dhe na kanë thënë që s'duhet ta pini këtë ujë po ne e pijmë se s'ka tjetër."-shprehen banoret

ankesa e ndotjes se ujit

Puset që varjojnë nga 7-20 metër të thellë ata thonë se i kanë hapur me krah. Çdo shtëpi në këtë fshat ka një pus, uji it ë cilit përdoret përt të pirë, por edhe për të ujitur tokat. 

Fshati Kasall është lënë në harresë prej vitesh. Banorët thonë se sa herë bie shi u ndëpritet edhe dritat nga 2-3 orë. 

"S'kemi ku ta marim ujin, ujë pusi i ndotur për të pirë për ushqim për çdo lloj gjëje.Po për ta blerë ujin a i keni mundësitë? S'kemi as punë asgje, ku me e ble ujin plus që s'vjen fugon ktej për shkak të rrugës, rruga është e prishur."-thonë banoret

Report TV ju drejtua njësisë administrative Zall-Herr, në lidhje me ujine ndotur që konsumon ky fshat, e cila na tha se ka një projekt për ujësjellës, por që ende nuk dihet kur do ndërtohet.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)