Skandal, gjykata e liron, 21-vjeçari
vjedh dhe vret më pas 78-vjeçarin

Skandal, gjykata e liron, 21-vjeçari<br />vjedh dhe vret më pas 78-vjeçarin
DELVINË - Shënohet një tjëtër skandal në radhët e drejtësisë shqiptare. Një i ri i falur nga drejtësia për mbajtje armësh pa leje, pak kohë pasi lë qelinë e burgut grabit dhe ekzekuton një të moshuar.

Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Tetzat në rrethin e Delvinës natën e mbrëmshme. Policia e qarkut të Vlorës, sqaroi se autori i krimit, Behar Haxhi 21 vjeç tashmë i arrestuar për të dytën herë brenda pak muajsh, ka vrarë me sende të forta një të moshuar, Sulejman Mejdani, 78 vjeç, pasi e ka grabitur në banesën e tij.

Mësohet se 21-vjeçari Behar Haxhi është arrestuar në 1 prill të këtij viti për armëmbajtje pa leje dhe është lënë i lirë më 10 korrik. Prokurori i rrethit gjyqsorë në Sarandë, Sali Hasa kërkoi “detyrim paraqitje” për 21-vjeçarin, ndërsa gjykatësi Petrit Alija ka bërë pushimi i procedimin penal në ngarkim të tij.
 
Ndërkohë, Sipas kodit penal, mbajtja e municionit luftarak pa leje të organeve kompetente shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
 
Policia ka ngritur në të njëjtën kohë edhe shqetësimin se drejtësia po con dëm punën e uniformave blu, duke lënë të lirë persona me precedent penal, të cilët kanë shkaktuar dhe viktima.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët

Shorti/ Formati i ri i Europa dhe Conference League, 72 skuadrat mësojnë rivalët