Skandal/ Ja çfarë shkruhet për shqiptarët në një libër fëmijësh në Britaninë e Madhe

Skandal/ Ja çfarë shkruhet për shqiptarët në një libër fëmijësh në Britaninë e Madhe

Në Britani të Madhe shqiptarët po shihen si emigrantë të paligjshëm që kanë mbushur shtëpitë e barit. Sikur të mos mjaftonte pasqyrimi në media i emigrimit të shqiptarëve, jeta që bëjnë duke punuar në shtëpitë e barit, tanimë për ta flitet edhe në libra për fëmijë. Portretizimi i së keqes si shqiptarë po përçohet te fëmijët përmes librave.

Një ndjekëse e dritare.net në Britani të Madhe na ka sjellë një pjesë nga libri për fëmijë që mësohet në shkollat e Londrës, në të cilin edhe fëmijët shqiptarë trajtohen si vrasës. “The Diamond Brothers in...”, libri për fëmijë nga Anthony Harowitz trajton historinë e një këngëtareje greke që quhet Minerva, e cila kishte anuluar një koncert bamirësie në Tropojë, që do të mbahej për fëmijët mbipeshë në Shqipëri. Një fëmijë shqiptar, fans i zhgënjyer nga anulimi i koncertit i kishte dërguar një letër këngëtares në Londër, ku e kërcënonte se do ta vriste.Pra, jo vetëm emigrantët që po trajtohen si kriminelë në media, edhe nga zyrtarët e Britanisë së Madhe, tani ata duan ta përçojnë kulturën raciste kundrejt shqiptarëve, duke treguar edhe fëmijët shqiptarë si vrasës nëpër libra. Përfytyroni pak sa e vështirë duhet të jetë jeta për fëmijët shqiptarë që po ndeshen me këtë lloj literature në shkolla.

Një pjesë teksti e përkthyer në shqip, ku flitet për Shqipërinë dhe shqiptarët!

"Ne duhet të marrim nën kontroll këtë situatë," tha Hammill. "Ti e lexove se çfarë thoshte ajo letër. Tregojani zotit Diamond!”
Minerva u mendua për një moment dhe më pas nxori një zarf të bardhë nga xhepi. Ajo e mbajti për një moment. "Kjo erdhi dje," tha ajo. "Ishte futur nën derën e suitës sime. Është nga dikush që më urren mua." Tim e hapi letrën dhe lexoi me zë të lartë:


"E dashur Minerva, ti je një përbindësh. Nuk mund të ta fal atë që bëre në Tropojë verën e kaluar. Si mund ta bësh këtë? Nuk do ta harroj kurrë dhe shumë shpejt do të të vras. Jetës tënde do t'i vijë fundi në Londër. Këto do të jenë Krishtlindjet e tua të fundit!"
Tim e uli letrën. "Çfarë të bën të mendosh se kushdo që e ka shkruar këtë të urren?" E pyeti ai.
Minerva e vështroi. "Më vjen keq?", tha ajo.
“Çfarë ka ndodhur në Tropojë?”, e pyeta.
“Asgjë nuk ka ndodhur në Tropojë”, u përgjigj Haroldi.
"Është koncerti," tha Hammill. "Duhet të jetë ai!"
"Harroje, Jake."
"Jo, Harry. Ata mund ta dinë." Hammill u kthye nga ne. "Kjo ndodhi verën e kaluar, siç thuhet në letër. Minerva do të jepte një koncert të madh bamirësie në Shqipëri. Ishte për të përfituar OAK."
"Çfarë është OAK?"
"Fëmijët shqiptarë mbipeshë. Përpiqet të ndihmojë fëmijët që shikojnë shumë TV dhe hanë shumë McDonald's. Disa prej tyre duhet të veshin veshje elastike. Shumë prej tyre janë në karrige me rrota. Ata mund të ecin, por thjesht janë shumë dembelë. Gjithsesi, ata me të vërtetë mezi po e prisnin koncertin, por në momentin e fundit Minerva duhej të tërhiqej.
“Pse?", pyeta.
“Kisha dhimbje koke”, u përgjigj Minerva.
Është e qartë se fëmijët mbipeshë të OAK-së nuk i kishin dhënë asaj kurrë shumë arsye për t’u shqetësuar. Deri tani.
"Ti ke mërzitur shumë fansa, Minerva." tha Jake.
"Dhe ju mendoni se një nga ata fansa do ta vrasë atë?"
"Kështu duket."
Nuk isha aq i sigurt. Ideja se një fans shqiptar me përmasa të mëdha, me varësi ndaj televizorit, që udhëtonte deri në Angli për të vrarë Minervën më tingëllonte paksa e largët. Nga ana tjetër, kishte një gabim drejtshkrimor: anglishtja nuk ishte gjuha e tij e parë. Por kishte diçka në letër që nuk më pëlqeu dhe nuk e kam fjalën vetëm për kërcënimin me vdekje. E dija se diçka nuk shkonte. Diçka mungonte. Por nuk kisha kohë për të gjetur se çfarë ishte.
"Ndjej se ne duhet të largohemi nga Londra," tha burri. “Nuk mund të fle me mendimin se ti je në rrezik”.
"Harold, po e tepron!", Minerva tundi kokën. "Ky udhëtim është një publicitet i madh. Unë nuk do të iki vetëm sepse një i lajthitur më shkruan një letër idiote.", iu drejtua Timit. "Unë kam një këngë që do të dalë më 25 dhjetor." tha ajo. "Si quhet?", pyeta unë.
Timi psherëtiu. “Quhet dita e Krishtlindjes!”/dritare.net

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TMERR!: 13/03/2023 14:47

    O ZOT i madh, çfarë janë këto kafshë tejet injorante, që e shkruajnë dhe e flasin Gjuhën Hyjnore Shqipe kështu?!!... Dhe kjo lloj rrace pretendon se ka edhe avokatë dhe doktorë?!!.... E PABESUESHME! Me siguri ato birbot jane pastrues ne zyrat e avokatisë dhe saniterë nëpër spitale.

    Përgjigju
  • Beha: 13/03/2023 09:20

    Te verteten kane thene, se shumica shqiptareve ne angli e ne bote merren me droge. Se duan lekun e lehte. Ndersa pjesa e rregullt vuan nga nami keq I ketyre drogaxhinjve. Ky esht realiteti. Nuk e defromojn si ju redaksia, sipas lekeve qe merrni

    Përgjigju
  • Mos I boni merak: 13/03/2023 08:15

    Kam 25 vite në angli. Kam 4 femij te sukseshem nje doktori tjetrin avokat dhe dy tjeret nuk ka zgjedhur drejtimin se jan men 18.. dersa un vet kam nje biznes te vogel qe ushqej familjen. Nuk kemi as dhe nje lloj rracizmi Ndjehemi shum mir memir se në shqiperi dhe në cdo vend te botes. Thjesht ka treguar qe shqipetaret Nu ka durim dhe te kercenojn dicka qe esht e vertete dhe në nuk e mohojme… zoti sali berisha para pak ditesh tha per vulen do boj vete gjygjesi . Edi Rama tha shihemi me 14 maje zduket ka parlamenti dhe merr rrugen. Like florini ca nuk ka thon..pralamentaret te tjere kan njerr arme në parlametn ca prisni ju te shkruajn te tjere Ote mjere..atje vritet perdite gra femij njerz te pafajshe. Vijme per nje jave na trajtoj si qen vete në bashki e cdo zyre duan leke per nje leter . Hyjne Pa rradh si kush ka mikun. Ca te them mo. Jam gati te vij te dedhmoj në nje televivjon shqiptrare se ca na bojn neve Kur vijme ne shqiperi per pushime si policija dhe zyrtar na shkojn na xhepat turp.

    Përgjigju
    • Per ariun: 13/03/2023 09:49

      Drejt ke o ariu un e shruajte me shpejt.dhe ndonjehere telefoni ketu nga qe shkuaj gjithmon anglisht. I deformon fjalet.po ta kethej pergjigen. Un jam njeri etije sic ke von emrin ketu Kur me ke kthyer pergjigje je.klm

    • Ariu: 13/03/2023 08:48

      Sikur të mësoje të shkruaje shqip mirë do bëje. Thuaj doktorit dhe avokatit të të bëjnë pak trajnim.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja