Një ministre e qeverisë spanjolle ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për korrupsion, çka ka dëmtuar rëndë edhe reputacionin e partisë në pushtet. Skema e rryshfetit në të cilën ishte përfshirë prej kohësh Ana Mato, minsitre e Shëndetësisë shkaktoi një skandal për partinë e kryeministrit Mariano Rajoy i cili kërkoi menjëherë falje pas arrestimit të anëtarëve të partisë së tij.
Ky skandal ka ardhur pikërisht një ditë përpara se Rajoy të kërkonte miratimin e legjislacionit anti-korrupsion në parlament, duke kërkuar mbështetje për partinë e tij përpara një viti elektoral. Në një deklaratë për shtyp, vetë minsitrja Mato mohoi të jetë përfshirë në krim, por po jepte dorëheqje për të mirën e qeverisë.
Gjyqtarët kanë hetuar të ashtuquajturin, rastin Gurtel, një skemë të madhe që përfshin doancionet ilegale të partisë ose rryshfet nga bizneset që kërkojnë kontrata, e gjithë kjo në një moment të keq finaciar për Spanjën. Ky është hetimi më i madh në historinë e gjykatës penale spanjolle që ka përfshirë shumë zyrtarë të Partisë Popullore dhe figura publike.
Sipas sondazheve, korrupsioni është shqetësimi i dytë më i madh për popullsinë e papunë dhe së zhgënjimi nga të dy partitë kryesore ka nxitur mbështetje për partitë në opozitë të cilat po luftojnë me sloganin “Podemos” (Ne mundemi).
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA