Skandal me gardianët e burgjeve, u zbuluan 153 të dënuar, shumica janë ende në detyrë
Gardian në një burg të Shqipërisë
3 vite më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbuloi se 153 policë të burgjeve rezultonin si të dënuar më parë nga drejtësia për krime të ndryshme. Ndaj edhe nisi pastrimin e gardianëve të qelive. Por një hetim i Shërbimit të kontrollit të brendshëm të Burgjeve zbuloi se 33 prej tyre nuk u larguan për asnjë moment nga detyra, ndërsa 44 të tjerë nuk u shkarkuan , por u liruan në mënyrë të tillë që ata të përfitonin nga sigurimet shoqërore.
Hetimi i kësaj strukture në varësi të ministrisë së drejtësisë ka nxjerrë në dritë të dhëna skandaloze të të dënuarve të formës së prerë që u pranuan si oficerë në shërbimin policor , por edhe faktin se 33 prej tyre mbas këtij kontrolli vijuan të qetë detyrën. Ata janë identifikuar si policë në Drenovë, Peqin Krujë dhe Lezhë.
ShKKB i thotë TCH jo zyrtarisht se në dy raste oficerët e policisë u larguan nga detyra mbasi emrat e tyre rezultonin të dënuar të formës së prerë , megjithatë mbas dy muajsh u ripranuan sërish duke u paguar me shpërblim të menjëhershëm në masën e dy pagave.
Në raste SHKKB ka zbuluar se titullarët e burgjeve nuk firmosën përjashtimin për dy policë që gjithashtu ishin të dënuar të formës së prerë në momentin e pranimit si oficerë dhe se ata u mbajtën në detyrë deri sa dolën në pension duke përfituar nga pensioni suplementar.
Shkresat e shumta të sekuestruara tregojnë me detaje abuzimin që aktualisht është nën hetim nga prokuroria për shpërdorim detyre.
Dëmi i shkaktuar shtetit përveç filtrave të sigurisë të policëve që duhet të shërbejnë në burgje, llogaritet të jetë sipas SHKKB në vlerën e 73 milionë lekëve.
Verifikimi i gjendjes gjyqësore të policisë së burgjeve nisi në vitin 2017 dhe u mbyll në 2018. Mbas zbulimit u ngrit një komision aktualisht nën hetim, që duhet të komunikonte policëve për vendimet gjyqësore , por teksa disa prej tyre qëndruan në detyrë, edhe për ata që u shkarkuan u përdor protokoll ekstra duke u liruar me pagesë kalimtare./ TCH
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4022
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I dënuari del me leje nga Burgu i Rrogozhinës dhe nuk kthehet më! I kishin mbetur edhe rreth 4 vite izolim, prej tre ditësh në arrati (EMRI)
5 Dhjetor, 12:56
-
‘Mbyllja e Zaharisë nuk rregulloi asgjë’, KLSH: Të sëmurët në kushte të vështira në Shënkoll, ka mbipopullim! Të shëruarit ‘harrohen’ nga gjykatat
4 Dhjetor, 16:51
-
Drejtori i Burgjeve takohet me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar: Seanca gjyqësore me video-konferenca, synojnë modernizimin e sistemit
21 Nëntor, 15:09
-
Tiranë/ Ishte dënuar me 8 vite burgim për drogë në Shkodër, vdes te Onkologjiku i QSUT-së italiani 64-vjeçar! Pësoi arrest kardiak
19 Nëntor, 15:04
-
Manja: Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë është 14.3 mld lekë, rritje fondesh e pagash! Paraburgim i ri në Kukës dhe uniforma për stafin e Burgjeve
18 Nëntor, 16:42
-
Në 2025 ndërtohet burgu i Kukësit! Merr jetë projekti anti-dronë
12 Nëntor, 17:09
-
Pr.buxheti 2025, Manja: Do të mbyllen burgjet e trashëguara nga komunizmi, paraburgim i ri në Kukës! Edhe sisteme antidron
8 Nëntor, 12:11
-
Kush është Fotaq Zaharia, nga arratia dhe pengmarrja e gruas së biznesmenit, te plagosja e shefit të Krimeve Vlorë dhe hetimi pasuror
26 Gusht, 08:54
-
Nga 70 mijë në 170 mijë lekë të reja, Drejtoria e Burgjeve 'afishon' në facebook pagat e policëve sipas gradave
13 Gusht, 15:29
-
Qeveria vendim të ri për pagën e punonjësve të burgjeve, si bëhet përllogaritja e kompensimit të ushqimit, rrugës dhe qiraja
27 Qershor, 07:00
-
Burgjet hapin dyert për festën e 1 qershorit, takime mes fëmijëve dhe prindërve të dënuar
1 Qershor, 18:55
-
Dorëhiqet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija
14 Shkurt, 11:09