Skandal me murgjit e një manastiri në Qipro/ Akte seksuale, bizhuteri dhe sasi të mëdha parash

Skandal me murgjit e një manastiri në Qipro/ Akte seksuale, bizhuteri dhe sasi të mëdha parash

Manastiri në Qipro

Një nga skandalet më të mëdha ka shpërthyer në Qipro që lidhet me murgjit e një Manastirit të Shën Avvakumit në fshatin Fterikoudi. Kisha e Qipros po tenton ta zgjidhi skandalin me murgjit brenda për brenda familjes së besimit. Murgjit ndjenin se kishin kontroll të plotë mbi mjedisin në të cilin jetonin dhe nuk i fikën kamerat që filmonin gjithçka.

Skandalet kanë të bëjnë me biseda dhe akte përgjimi mes murgjve dhe deri në akte seksuale. Kamerat kanë filmuar takimet seksuale brenda ambienteve të manastirit. Fillmisht skandalet e murgjve u përhapën si thashetheme dhe më pas Mitropoliti i Tamaosos dhe Orenit  vendosi të kryejë një investigim, e cila u krye në mënyrë të befasishme dhe u morën videot.

Murgjit fillimisht përgënjeshtruan, por kur kuptuan se ishin marrë videot dhe regjistrimet nuk mund të mohonin më pas asgjë.

Skandali i tyre nuk kishte të bënte vetëm me akte seksuale, por me gjithë funksionimin e manastirit. Shumë njerëz vinin në manastir për të nderuar ikonat, për të cilat murgjit i thonin se pikonte mirra prej tyre që ishte çudibërëse për sëmundje të ndryshme. Mirëpo ata kishin krijuar një mekanizëm përmes një ene që nuk dukej që bënte të dilte mirrë nga ikonat.

Murgjit ishin mjaft aktivë në rrjetet sociale dhe “mrekullitë” e tyre i postonin online. Më tej, shumë njerëz të mashtruar kishin depozituar tek ta sasi të mëdha parash, bizhuterish dhe sende të tjera me vlerë të cilat u gjetën në manastir. Sakaq, kishin llogari bankare me depozita të mëdha dhe kishin investuar në blerjen e apartamenteve në Pire dhe Qipro, të cilat përdoreshin nga murgjit.

Hetimi për momentin është duke u zhvilluar përbrenda kishës dhe nuk është denoncuar në polici. Ndërsa manastirit i është vënë kyçi nga Mitropoliti.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!