Skandal me përgjimet telefonike në Greqi, jep dorëheqjen shefi i Shërbimit Sekret grek dhe ndihmësi i Mitsotakisit
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis
Shefi i shërbimit kombëtar sekret të Greqisë (EYP) Panagiotis Kontoleon, ka dhënë dorëheqjen, pas informacioneve se shërbimi ka përgjuar telefonin e një gazetari të ekonomisë së CNN Greece, Thanasis Koukakis, gazetë kjo kritike ndaj qeverisë, si edhe kreun e partisë opozitare PASOK, Nikos Androulakis.
I caktuar në gusht të vitit 2019, Kontoleon i la vendin sekretarit të Ministrisë së Jashtme greke, Themistoklis Demiris, i cili u emërua pas tij.
Gazeta greke “Kathimerini” vë në dukje se largimi i Kontoleon-it vjen në të njëjtën kohë me largimin e ndihmësit të besuar të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, Grigoris Dimitriadis.
Dimitriadis tha se po largohet “për shkak të klimës toksike të krijuar rreth personit tim”.
Dimitriadis do të zëvendësohet nga Ioannis Bratakos, deri tani president i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Athinës (EVEA).
Sipas mediave greke, dy zyrtarët kishin dijeni për tentativën e përgjimit të telefonit të kryetarit të PASOK-ut, i cili kishte denoncuar se pati një tentativë për të futur në celularin e tij programin e përgjimit “Predator”, ndërsa në të njëjtën kohë u raportua edhe lajmi se ky program ishte instaluar në telefonin e një gazetari.
Qeveria ka hedhur poshtë dyshimet se largimi i Dimitriadis-it lidhet me përgjimin e gazetarit të CNN Greece, dhe kreut të PASOK-ut, Nikos Androulakis.
Ndërsa qeveria greke mohon të ketë lidhje me përgjimet, burime qeveritare thanë se dorëheqjet e zyrtarëve të lartë u dhanë për t’i hapur rrugë hetimit të pavarur të çështjes.
Prokuroria ka nisur hetimet në bazë të akuzave të ngritura.
D.GJ/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vizita e Presidentit Begaj në Kosovë, si i vlerësoni mesazhet dhe takimet që zhvilloi?
-
Të suksesshme
41.9%
-
Normale
48.3%
-
Nuk e di
9.8%
Vota total: 1613
Lajme të tjera
-
Tentoi të fuste kanabis në shishe keçapi dhe majoneze në burgun e Rrogozhinës, polica arreston 65-vjeçarin
17 Gusht, 20:43
-
Plehrat në Shkodër, Drejtuesja e PS-së në qytet akuzon Bashkinë: Jemi në rrezik epidemie
17 Gusht, 20:29
-
I besuari i Ilir Metës në aferën CEZ-DIA Kastriot Ismailaj drejt lirimit nga burgu! A do rrëfehet në SPAK, pse e ka humbur qetësinë kreu i Partisë së Lirisë?!
17 Gusht, 20:22
-
SHBA heziton të lëshojë fondet për Afganistanin, shkak shqetësimet lidhur me terrorizmin
17 Gusht, 20:19
-
Mero Baze: Vreri, që vjen nga suksesi i turizmit këtë vit
17 Gusht, 20:16
-
Vrasja në Sarandë/ Zbardhet shkaku i sherrit, autori qëlloi me thikë për vdekje 41-vjeçarin pas sherrit për parkimin
17 Gusht, 20:05
-
Kurti dhe Vuçiç takim me Stoltenberg, Berisha: Vazhdimi i dialogut, rëndësi jetike për paqen e stabilitetin në rajon
17 Gusht, 19:58
-
Goditi me thikë për vdekje 41-vjeçarin në Sarandë, shpallet në kërkim autori
17 Gusht, 19:53
-
Eksportet e energjisë mund t'i rrisin Rusisë të ardhurat për gati 100 miliardë dollarë
17 Gusht, 19:46
-
Erion Braçe ironizon shapkat e shtrenjta të Kryemadhit: Sa litra naftë bëjnë 480 dollarë?!
17 Gusht, 19:45
-
Ylli Pata: Pse 'sandinisti Meta' harroi Kirgistanin si 'revolucion antiamerikan'?
17 Gusht, 19:29
-
VIDEO / '1.5 milionë metra katrorë…', si gënjyen Berisha e Meta me akuzat për projektin e Portit të Durrësit
17 Gusht, 19:17
Eh mo shoku. Ne sot Klosi na tregoi nje prralle se si e qysh kur pergjonte ish ambasadorin italian me Tritan Shehun, mesuan edhe mbi Salen dhe Liken qe jepnin e merrnin. Por ne e kemi per nder kur behet fjale qe monstra e rilindjes Rama hargaliset nga kjo histori. Skandal? Bah, ca thu re.
Përgjigju