Skandal në Eurosong, këngëtarja
serbe, Sherifoviç, fyen shqiptarët

MALMO (Suedi) - Këngëtarja serbe, Marija Sherifoviç, e cila ka fituar festivalin e Eurosong-ut në vitin 2007 ka fyer gazetarët shqiptarë dhe dyshen e këngëtarëve që kanë përfaqësuar Shqipërinë në këtë festival.

E pranishme në konferencën për mediat ajo i ka fyer gazetarët shqiptarë, pasi i kanë drejtuar disa pyetje që e kanë nervozuar.

Portali serb “Kurir” shkruan se kur i kanë pyetur përfaqësuesit e Serbisë në “Eurosong” se kush ua ka përgatitur kostumet dhe pse personin përgjegjës nuk e kanë dërguar menjëherë në shtëpi, këngëtarja dhe fituesja e festivalit të 2007-ës, Marija Sherifoviç, ka reaguar me nervozizëm.

“Shihni se si dukeni ju”, ka thënë Marija. Reagimi ka ngjallur pakënaqësi tek gazetarët shqiptarë për mënyrën e sjelljes.

Nuk i ka mjaftuar ofendimi i gazetarëve shqiptarë, por i ka komentuar edhe përfaqësuesit e Shqipërisë, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko, duke shkruar në profilin e saj në Tëitter: “O i idiot i shprishur, pse po bërtet!”.

Marija Sherifoviç e ka ndjekur edhe natën e dytë të “Eurosong”-ut, ku performoi këngën e tyre dhe Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko. Kënga shqiptare nuk u kualifikua për natën finale.

Marija Sherifoviç

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu