Skandal në Berat/ Mësuesi i dënuar më parë për pedofili dhe ngacmim seksual rikthehet në detyrë! Nxënësit: Kemi frikë! Shkarkohet urgjent! Zyra Arsimore për Report Tv: S'kishim dijeni

Një skandal i vërtetë është evidentuar në një nga shkollat më të mira 9-vjeçare të qytetit të Beratit,në shkollën "22 Tetori". Prej disa ditësh në këtë shkollë është emëruar mësues për lëndët e "fizikës" dhe "informatikës" 62-vjeçari Ëngjëll Bregu,që rezulton të jetë dënuar për "pedolifi" dhe "ngacmim seksual" të fëmijëve në vitin 2003.Kanë qënë pikërisht prindërit e fëmijëve ata që e kanë shpehur këtë shqetësim për mediat,duke kërkuar largimin e mësuesit nga shkolla,largim që i është kërkuar prej tyre edhe drejtorisë së shkollës,e cila u ka dalë me justifikimin se ai është emëruar nga DAR. Vetë nxënësit e shkollës shprehen se,janë në dijeni të asaj çfarë ka bërë mësuesi në të shkuarën dhe kanë frikë prej tij gjatë zhvillimit të orëve të mësimit,pasi-siç shprehet një vajzë-mësuesi i shikon në një mënyrë ndryshe që i bezdis. Nxënësit deklarojnë se, ai u jep fizikë dhe informatikë dhe se ka mbërritur në shkollë prej disa ditësh.

"Mësuesi na jep fizikë dhe informatikë. Kemi dëgjuar që ka ngacmuar nxënës dhe që është dënuar dhe kemi pak frikë. Ai sesi të shikon në klasë dhe për këtë kemi njoftuar edhe prindërit"-shprehen nxënësit e shkollën 9-vjeçare "22 Tetori".

Pas mbërritjes së mediave jashtë ambjenteve të shkollës,mësohet se drejtoresha i ka kërkuar Bregut të largohej si dhe DAR transferimin e tij në një shkollë tjetër.

Report Tv u interesua pranë Zyrës Arsimore Berat dhe juristja e këtij institucioni u shpreh se gjithçka është realizuar sipas procedurave ligjore dhe se nuk kishin dijeni për të kaluarën e z. Bregu pasi dëshmia e penalitetit i dilte e pastër. Vetëm pak minuta më pas Zyra Arsimore njoftoi shkarkimin. 

Në vitin 2003,kanë qënë disa nxënëse të shkollës 9-vjeçare "Uznovë" në Berat,aro që e kanë denoncuar mësuesin e tyre kujdestar Ëngjëll Bregu se gjatë një ekskuesioni në Bogovë ai i kishte prekur në pjesët intime të trupit.

Nxënëset atëherë e cilësuan atë si maniak,pedofil dhe të rrezikshëm. Mësuesi u arrestua dhe u dënua për "pedofili" dhe "ngacmim seksual" nga Gjykata e Beratit me 7-muaj burg,por gjykata nuk ja hoqi asokohe të drejtën e rikthimit në detyrë edhe pse u kërkua nga prokuroria.

Pas kryerjes së dënimit,ai u rikthye në detyrë në vitin 2004 në një shkollë 9-vjeçare në fshatin "Hinkë" më Dimal dhe një muaj më pas u transferua në shkollën 9-vjeçare të fshatit "Çiflik", po në bashkinë Dimal,për të qenë më afër shtëpisë. Në 25 Prill 2009 ai është akuzuar sërish nga 13 prindër se ka ngacmuar seksualisht fëmijët e tyre në këtë shkollë. Prindërit dërguan asokohe një peticion në Drejtorinë Arsimore Berat,ku kanë shpjeguar sjelljet jo të hijshme të mësuesit.

Prindërit e akuzonin mësuesin Ëngjëll Bregu se vinte i dehur në shkollë,se organizonte ekskursione pa miratimin e drejtorisë së shkollës dhe se i prekte vajzat e mitura në pjesë të ndryshme të trupit. Pas këtij peticioni,DAR Berat e pezulloi atë nga detyra por për shkak se denoncimi nuk u bë në polici,Bregu nuk u arrestua sërish. Pas 13 vjetësh i larguar nga sistemi arsimor,me një vendim që nuk dihet se nga kush është firmosur,mësuesi Ëngjëll Bregu,u rikthye në arsim dhe prej 1-javë është emëruar në shkollën 9-vjeçare "22 Tetori",në qendër të qytetit të Beratit.

 

Mësuesi pedofil Ëngjëll Bregu

 

 

Diploma

 

 

Vërtetimi dhe vetdeklarimi si i padënuar i gjendjes gjyqësore

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:41
Ministrja e Arsimit reagon pas skandalit të Beratit: Rishikojmë të gjithë procedurën e punësimit të mësuesve

1638020819_163802066961a22bc07df4bengjullbregu.jpg

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar për ngjarjen e në shkollën e Beratit, ku mësuesi i dënuar vite më parë për pedofili ishte i punësuar. Kushi shkruan se kanë nisur një hetim për personat përgjegjës për punësimin e tij në shkollën 9-vjeçare "22 Tetori".

Pas këtij skandali, Kushi thotë se do të rishikohet e gjithë procedura e punësimit të mësuesve për të mos lejuar që të ndodhin më raste që mund të përbëjnë rrezik për fëmijët.

"Dënoj fort rastin e punësimit me kontratë të një mësuesi në Berat, që në vitin 2013 është dënuar nga gjykata për pedofili. Pavarësisht se gjykata nuk ia hoqi të drejtën e rikthimit në detyrë dhe të ushtrimit të profesionit, edhe pse prokuroria e kërkoi një gjë tillë, është e pafalshme që persona të tillë të hyjnë qoftë edhe për një orë të vetme në mjediset e shkollave tona.

Ky person është larguar menjëherë nga detyra dhe ndërkohë kemi nisur një hetim administrativ për të gjetur personin apo personat përgjegjës, që me neglizhencë apo paaftësi, nuk kanë marrë informacionin e duhur dhe kanë lejuar punësimin e tij. Për ta do të merret menjëherë masë ndëshkuese.

Për ne mbrojtja e nxënësve është e shenjtë dhe nuk tolerojmë askënd që cenon mirëqenien e tyre. Ndërkohë, ne në MAS do të rishikojmë menjëherë bazën ligjore dhe nënligjore, për të forcuar rregullat dhe procedurat e punësimit apo shkarkimit të mësuesve, për të mos lejuar që të ndodhin më raste që mund të përbëjnë rrezik për fëmijët tanë.

Ju lutem të gjithëve, prindër, nxënës, mësues, apo përfaqësues të komuniteteve, denonconi çdo rast që cenon, apo dyshoni se rrezikon, të drejtat dhe sigurinë e fëmijëve në shkollë apo jashtë saj", shkruan Kushi. 

Ora 14:09
Zyra Arsimore nuk kishte dijeni, shkarkon me urgjencë nga detyra mësuesin pedofil

1638018663_137d3838dd5146c3a51edadf721f86a4.jpg

Zyra arsimore nuk ka pasur dijeni që mësuesi Ëngjëll Bregu ka qenë i dënuar më parë për "pedolifi" dhe "ngacmim seksual" të fëmijëve në vitin 2003. Juristja e Zyrës Arsimore në Berat, Marilda Frashëri bëri me dije për 'Report Tv' se me e marrjen e këtij informacioni, 62-vjeçari i është shkarkuar nga detyra.

Ora 13:34
Mësuesi pedofil u rikthye të jepte mësim, Zyra Arsimore Berat për Report Tv: I ndërpremë kontratën, u punësua se nuk ishim në dijeni


Mësuesi në Berat është punësuar sipas procedurave ligjore. Kështu ka deklaruar në një prononcim për Report Tv juristja e Zyrës Arsimore në Berat, Marilda Frashëri, në lidhje me skandalin që një mësues i dënuar më parë për pedofili dhe ngacmim seksual është rikthyer të japë mësim në një shkollë 9-vjeçare.  

"Çdo procedurë për punësismin e tij është bërë sipas ligjit. Është shpallur vendi vakant sipas procedurës dhe udhëzimit të Ministrisë së Arsimit për mësues zëvendësues. Nuk ka ardhur asnjë aplikant nga portali "Mësues për Shqipërinë". I jemi drejtuar me shkresë Drejtorisë Rajonale të Arsimit me qendër në Korçë për mungesë të aplikantëve dhe nuk ka ardhur asnjë person. Ndërsa Engjëll Bregu ka sjellë dosjen fizike në Drejtorinë Arsimore dhe që prej 2014 personi ka një dëshmi penaliteti "i padënuar" pra rezulton i pastër. Ai ka qenë i punësuar me kontratë në disa shkolla të Beratit dhe ka pasur sjellje korrekte. Atij i  është ndërprerë kontrata urgjentisht", ka thënë juristja.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/11/2021 00:41

    Ky rast me kujton disa nga prifterinjte pedofile ne U.S.A.te cilet pasi denoncoheshin per krime te ngjashme, Vatikani i transferonte nga nje dioqeze ne tjetren dhe ata vazhdonin zakonin.Ishte nje skandal shume i madh.Rasti i mesiperm,nuk eshte asgje me shume se sa neglizhence dhe nje mungese komunikimi mes organeve te rendit e drejtesise dhe atyre te shkollimit,por gjithashtu eshte nje shembull i mire,se perse duhet miratuar ne kuvend,projektligji per regjistrimin e te gjithe seksofenderve dhe pedofileve.

    Përgjigju
  • Xhixhi: 27/11/2021 22:52

    Te hetohet deshmia e penalitetit si i padenuar. Neve ne Berat e dime qe administrata e Arsimit eshte me e korruptuara ne Shqiperi, edhe po iken keta hajdut partie vijne te tjere.

    Përgjigju
  • Kci: 27/11/2021 21:05

    Turp tu vije te gjitheve qe marrin kriminela pedofila ne pune. Te japi doreheqjen drejtuesja e zyres arsimore dhe ajo ministrja qe ben si rigoroze dhe sia ka idene fare eshte fresk

    Përgjigju
  • Berati: 27/11/2021 17:38

    Ne Berat njihet mesuesi qe eshte denuar zyra arsimore e ka per justifikim se si e ka marre vertetimin i pa denuar te pergjigjet tjeter kush per te dhe zyra arsimore ka gabimet e veta

    Përgjigju
  • Vilma: 27/11/2021 16:50

    Keshtu i emeron ne Vlore mesuesit edhe Alma Bakiu me Vilma Bellon

    Përgjigju
  • Aida: 27/11/2021 16:25

    Zyra arsimore ka fajin kryesor. Duhet te shkarkohet direkt drejtuesi apo drejtuesja dhe juristja e kesaj zyre arsimore. Gjithashtu ministrja e arsimit duhet te jape doreheqjen.

    Përgjigju
  • Tuci: 27/11/2021 16:19

    O shoku Selmanit se rru trapin!

    Përgjigju
  • Une: 27/11/2021 14:59

    Ketu nuk eshte problemi i zyres arsimore dhe ministrise se arsimit por e ministrise se brendshme apo te drejtesise. Si ka mundesi qe i ka dale deshmia e penalitetit e paster kur ai eshte denuar me vendim gjykate per ngacmim seksual? Kush mban pergjegjsi? Edhe sikur ti kete kaluar afati kohor ( pas disa vitesh te hiqet denimi nga deshmia e penalitetit) ne raste te tilla gjithmone ka nje shenim kur aplikon te punosh me femijet. Ku jane ministrat e bredshem dhe drejtesise? Apo ja futen arsimit?

    Përgjigju
  • Tini: 27/11/2021 14:49

    Ta punesojne tek femite e ministres se arsimit. Pastaj ti mare me radhe, femite e drejtorise se arsimit, juristes, dhe drejtores qe e pranoj te hynte ne shkolle.

    Përgjigju
  • Aliu: 27/11/2021 13:56

    Çfare do shqyrtoni ju o plehra. Ta kisht shqyrtuar qe para se ta emeronit. Apo ju ka dhene urdher partia, e urdhri zbatohet pastaj diskutohet!!! Nuk te vjen turp del e jep interviste e flet me fjale te medhaja. Bjerini shkurt, shkarkojeni e kaq. Si dhe kallzim penal kush e ka emeruar dhe pergjegjesi ka dhe ti si juriste qe kalon letrat e ketyre pedofileve e shume e shume injoranteve te tjere. Bastarde njerez.

    Përgjigju
  • Qytetari: 27/11/2021 13:49

    Zyra arsimore duhet te largohet mbasi nuk eshte e afte te kryeje detyren.

    Përgjigju
    • Agjenti: 27/11/2021 14:41

      Ska faj zyra se del i paster ai te deshmia penalitetit.

  • Sondazhi i ditës:

    Qëndrimi i Metës për dhunën në PD më 8 janar mendoni se ishte:



×

Lajmi i fundit

John

Vizita e Erdogan në Tiranë, masa të rrepta sigurie! Do të eskortohet nga Garda e RENEA! Mbërrijnë edhe forca nga Ankaraja! Preken 26 udhëtime në Rinas