Skandal në Krujë, dhjetëra ton plehra me vendim të Këshillit Bashkiak depozitohen në zonën e mbrojtur! Bashkia: S'kemi fonde per t'i çuar në landfille të certifikuar

Këto pamjet të katastrofës mjedisore vijnë nga fshati Halil i Fushë Krujës.

Mbetjet hidhen me urdhër të Bashkisë së Fushë Krujës dhe Krujës. Në ujërat e Liqenit të Zagracës nuk ekziston më asnjë gjallesë. Report Tv ishte në këtë zonë mëngjesin e kësaj të enjtjeje dhe situata paraqitet e rëndë.

Të vetmit që u mbetët të ankohen për këtë ndotje masive janë banorët.

"Këtu mbeturinat janë vdekjeprurëse. Këtu nuk jetohte, këtu koronavirusin e kemi rrëzë shtëpive. Neve na mbytën. Këtu është me të mbyt. I sjellin natën, i djegin ditën. Na mbyti pluhuri e pesticidet. I kërkojmë ndihmë shtetit të na heqë mbeturinat se na vdiqën. Kemi frikë, rrimë me dritare ë mbyllur se na mbytën.

Mbeturinat janë jashtë ligjit, kanë bërë dhe një depozitë uji mes mbeturinave, ka ardhur kryeministri  i ka bërë urimin, i kanë mbuluar dhe i derdhin prapë. Ne rrimë mes pluhurit e mbeturinave. E kam shtëpinë 100 m larg në vijë ajrore, si të ushqehem këtu tek mbeturinat kur digjen çdo ditë. I fut Rama firmat që i mbështet me i mbrojt e nuk i largojnë që këtej. I bëjmë thirrje shtetit të largojnë mbeturinat sa më shpejt. Ne rrimë brenda në shtëpi, nuk hapim dot dritaret kur marrin flakë mbeturinat. Ka pasur njerëz të sëmurë ka pasur edhe vdekje, ndikon edhe tek femrat shtatzënë dhe shteti nuk merr asnjë masë", u shprehën banorët.

Ankesat e banorëve kanë shkuar edhe zyrtarisht në Drejtorinë e Shërbimeve të Bashkisë së Krujës dhe në dijeni është vënë edhe kryetari Artur Bushi. 

Skandali thellohet kur niveli i mbetjeve të grumbulluara digjet për të krijuar hapësirë për të tjera mbetje urbane. Era e rëndë dhe gazrat toksik që çlirohen një sërë sëmundjesh për banorët, fëmijët dhe të moshuarit, nga ato bronkopulmonare, tumore etj.

Pavarësisht se ndotja ekologjike është një vepër penale dhe Report Tv vazhdimisht e ka denoncuar atë, kjo situatë do të vijojë. Ndërsa vendgrumbullimi tjetër, ai ku hidhen mbeturinat e qytetit te Krujës është në mes të pishave të Krastës së Krujes.

Drejtori i Marrdhëdhënieve me Publikun i Bashkisë Krujë, Drini Masha në një komunikim me Report Tv thotë se institucione nuk ka fonde për të zgjidhur çështjen e plehrave dhe as një zgjidhje për ti dërguar ato në landfille të certifikuara. 

"Aktualisht Bashkia e Krujës është vënë në mbledhjen e mbetjeve, nga dy kompani që kontraktohen nga na jonë. Ndërkohë venddepozitimi është në qytetin e Krujës pranë zonë së Krastës dhe në Fushë-Krujë pranë zonës Halili. Sigurisht që është një situatë problematike, për shkak të nevojës së madhe që ka për ndërhyrje atje, por duhet të kuptojmë që ndërhyrja këtu shkon përtej mundësive financiare që ka Bashkia. Po gjejmë një zgjidhje konkrete për këtë gjë. Deri më tani është bërë administrimi duke e mirëmbajtur zonën në sheshimin e vazhdueshëm, për të mos krijuar mundësin e djegie së mbetjeve dhe mos të kemi një problem një problem ekologjik. Në bashkëpunim me ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit është projektuar në projekt shumë i mirë për ndërtimin e një landfilli në njësinë administrative në Fushë-Krujë, e cila do të mbledhë të gjitha mbetjet urbane për 6 njësitë administrative që ka Bashkia e Krujës. Është një projekt i hartuat dhe është aplikuar edhe për leje ndërtimi që të nis puna atje, do caktohet një vend sa më i përshtatshëm e sa më larg zonave të banimit sepse aty ku referohemi sot është urbanizuar për shkak të lëvizjeve demografike dhe nuk mund të jetë një zgjidhje përfundimtare për të ndërtuar një landfill në zona të banuar", tha Masha.

Tymrat toksikë kanë mbuluar sipërfaqe të tëra nga Mamurrasi deri në Kamëz, e Rinas teksa era i transporton në të gjithë zonën. Vetëm për vitin 2018-2019 janë diagnostikuar 180 persona me sëmundje tumorale në rrethin e Krujës, ndërsa prej këtyre sëmundjeve kanë humbur jetën shumë banorë.

Ankesa e banorëve

 

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët