Skandal në Gjermani/ Drogë ‘përdhunimi’ grave në festën e SPD së Olaf Scholz? Nisin hetimet

GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për një skandal të mundshëm në festën e Partisë Social-Demokrate, pasi dyshohet se disave prej grave të pranishme u janë hedhur në pijë ajo që quhet ‘drogë përdhunimi.’, e cila shkakton humbje të prkonshme të memories dhe gjendje të fikti. Të ashtuquajturat pika nokaut përfshijnë shumë substanca të ndryshme. Më e njohura është ekstazia e lëngshme, pra acidi gama-hidroksibutirik (GHB). Pa ngjyrë, pa erë dhe pa shije, mund t'i bëjë ata që e gëlltisin të pafuqishëm, të pambrojtur. Pikat përdoren nga përdhunuesit për të përdhunuar viktimat e tyre, kryesisht gra, pa kujtuar se çfarë kanë bërë.

Sipas mediave gjermane të paktën 8 gra kanë raportuar të njëjtat simptoma. ‘Kjo është një ngjarje skandaloze, të cilën e raportuam menjëherë në policinë e Bundestagut’, thuhet në një letër të kreut të grupit parlamentar të SPD-së, Mathias Martin, drejtuar deputetëve të Bundestagut. 

Rreth 1.000 njerëz morën pjesë në festën e përvitshme të socialdemokratëve, duke përfshirë kancelarin Olaf Scholz dhe ligjvënësit e partisë.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë