TIRANË- Plarent Dervishaj, njëri nga njerëzit më të afërt të Lulzim Berishës në bandën e Durrësit dhe personi më i kërkuar nga drejtësia Shqiptare,ka arritur të përmbysë dënimin me burg përjetë dhe të pushojë plotësisht akuzat për vrasje të ngritura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.Dervishaj, personi që momentalisht mendohet se fshihet në SHBA, është shpallur fajtor dhe dënuar nga dy gjykata me burg përjetë për akuzën e vrasjes në bashkëpunim të shtetasit Marsel Sotiri, Ilir Nelaj, Agim Rexhepi, Dritan Sallaku dhe Dritan Disha në Durrës.
Mirëpo,ky dënim u kundërshtua në Gjykatën e Lartë nga avokatën mbrojtës, ku pak kohë më parë kolegji penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur të kthejë për rigjykim Plarent Dervishaj në Gjykatën e Apelit për Krime, ndërkohë që pjesën tjetër të grupit prej 16 anëtarësh, e dënoi me dhjetëra vite burg dhe një dënim përjetë për Indrit Doklen.
/Shqiptarja.com

VIDEO