Spanja miraton ekstradimin e Lul Berishës, pritet të vijë brenda disa ditësh në Tiranë

Spanja miraton ekstradimin e Lul Berishës, pritet të vijë brenda disa ditësh në Tiranë

Lulzim Berisha

Spanja vendos ekstradimin drejt Shqipërisë të Lulzim Berishës, një prej emrave më të lakuar të botës së krimit në vend, i arrestuar në gadishullin Iberik gati një vit më parë (14 Dhjetor 2023). Gjykata e Alicante ka rrëzuar kërkesat e depozituara për refuzim të ekstradimit nga vetë i kërkuari dhe avokati i tij, të bëra në seancën e 2 Korrikut të këtij viti dhe pranoi atë të Prokurorisë, që miratonte procedurën.

Berisha pretendonte se po të ekstradohej, atij i rrezikohej jeta për shkak të hakmarrjes dhe se pikërisht për këto rrethana kishte larguar edhe familjen nga Shqipëria, me qëllim azilin. Të akuzuarit si kreu i “Bandës së Durrësit” iu shqyrtua edhe kërkesa për azil, por Prokuroria e Spanjës konstatoi se pretendimet për rrezik jete nuk qëndronin.

Kurse kryepolici Muhamet Rrumbullaku, iu referua sot (14 Gusht) lajmit nga mediat duke thënë se e konfirmonte dhe se procedurat ishin në proces nga Interpol Tirana dhe Ministria e Drejtësisë.

“Ne jemi në procedura të drejtpërdrejta dhe kontakte jo vetëm të policisë, por dhe Ministria e Drejtësisë, për çështje që lidhen me ekstradimin, jo vetëm të këtij personi, por dhe persona të tjerë”, tha Rrumbullaku gjatë konferencës për shtyp, ku foli njëkohësisht edhe për ngjarjen e rëndë të Pogradecit dhe ekstradimin e dy eksponentëve të tjerë nga Dubai.

Berisha pritet të ekstradohet brenda disa ditësh dhe të sillet nën pranga në Tiranë.

Lulzim Berisha, ka qenë ish kunati i Plarent Dervishajt, i ekstraduar sot nga Dubai, kishte pretenduar edhe se akuza për vrasjen në dosjen e prokurorisë në Shqipëri ishte rrëzuar (vrasja e Vajdin Lames), duke këmbëngulur për refuzimin e ekstradimit.

Arrestimi në Spanjë me ‘look’ të ndryshuar dhe kërkesa e Berishës për refuzimin e ekstradimit

I cilësuar si një nga eksponentët më me emër në botën e krimit dhe drejtues i “Bandës së Durrësit”, Lulzim Berisha u lokalizua dhe arrestua më 14 dhjetor të vitit të kaluar, në Alicante të Spanjës.

Ndaj tij kishte urdhër-arresti ndërkombëtar nga SPAK dhe Interpol Tirana, pasi akuzohej për vrasjen e Klodian Saliut mbrëmjen e 26 shkurtit të vitit 2005. Gjithashtu u hetua dhe dyshua për përfshirjen në atentatin vdekjeprurës me bombë të telekomanduar më 27 shkurt 2005 ndaj biznesmenit Vajdin Lame dhe një mikut të këtij të fundit, por për shkak të mosgjetjes së provave dosja për këtë çështje u mbyll.

I ndryshuar tërësisht në pamje, i shumëkërkuari Lulzim Berisha, i kërkoi Gjykatës Kombëtare të Spanjës, më 1 korrik të këtij viti, që të mos ekstradohet në Shqipëri, pasi ka frikë për jetën dhe i druhet një hakmarrjeje të mundshme, për shkak të krimeve të tij në të shkuarën. Kjo ishte edhe përgjigjja e tij në seancën e ekstradimit, në të cilën prokuroria spanjolle ka kërkuar dorëzimin e tij drejt Tiranës. Paralelisht SPAK e heton Berishën edhe në dosjen e bujshme të koduar “Revanshi”, me 50 persona të dyshuar, anëtarë të disa organizatave kriminale në vend, në disa qarqe, ku shumë prej tyre fshihen në Dubai.

Në seancë, pasi e bëri të qartë se nuk dëshironte të ekstradohej, Lulzim Berisha këmbënguli se frika e tij kryesore tani është jeta e tij pas kthimit në Shqipëri, sepse ka pësuar deri në katër sulme në të shkuarën. Sipas tij shtëpia i është goditur me antitank dhe ka pësuar lëndime në trup. E ka përshkruar veten si sipërmarrës dhe është penduar që familja e tij duhej të ikte në Suedi nga frika e hakmarrjeve.

Ai ka treguar edhe se “mund të përfitojë pjesërisht nga një ligj amnistie i miratuar në vendin e tij, se prokuroria shqiptare ka kërkuar mbylljen e hetimeve në lidhje me sulmin me bombë në ashensor dhe se ka kërkuar azil në Spanjë”.

Prokurorja e Gjykatës Kombëtare tha në seancë se Berisha ka dorëzuar një dokument sulmi të vitit 2015 kur ka qenë jashtë burgut, por nuk ka rrezik nëse ekstradohet, pasi do të jetë në duart e shtetit shqiptar. Mbrojtja e Berishës kërkoi mos ekstradim të tij me të njëjtat argumente që i rrezikohet jeta. Por së fundmi, e raportuar sot, Gjykata Kombëtare Spanjolle ka aprovuar ekstradimin drejt Shqipërisë.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën