GREQI- Shumë fëmijë dhe adoleshentë kanë rënë pre e një krimi makabër i cili ‘gatuhej’ brenda një institucioni jofitimprurës i orkestruar nga një prift, që u vinte në ndihmë familjeve me probleme, të cilët nuk kishin përkrahje.
Organizata ndërqeveritare, e njohur në shtetin fqinj si “Arka e Botës” mbante në kujdes të mitur të cilët janë abuzuar seksualisht dhe janë dhunuar për vite me radhë nga prifti.
Prej ditësh, autoritetet dhe mediat greke kanë pasur numra të shumtë raportimesh, ku çdo ditë kanë dalë fakte dhe prova të reja.
Gjithçka nisi me një denoncim nga një 19-vjeçar ku para autoriteteve rrëfeu krimin e tmerrshëm në shoqatën ku supozohej të strehoheshin të sigurt. Autoritetet greke nisën hetimet ku zbuluan se 19-vjeçari nuk ishte i vetmi që ishte abuzuar seksualisht, të rinjtë e abuzuar dhe të dhunuar prej vitesh dolën si seri, madje akuza mori edhe prifti At Antonios.
Prifti, njëherësh edhe themeluesi i OJF-së ka mohuar akuzat, madje i ka cilësuar si gënjeshtra inekzistente. At Antonio u shpreh se projekti i tij afro 25-vjeçar po i ushtrohet një kontroll pa prova e fakte.
“Papritur një projekt 25-vjeçar po akuzohet nga të gjithë, pa prova dhe kontroll”, tha At Antonio.
Prokuroria ka nisur hetimet për të miturit të cilët kanë rrëfyer denoncimet më të rënda.
Së fundmi, një 27-vjeçar ankohet se kur ka qenë i izoluar në shtëpinë e L. Aleksandrës, një punëtore, me status të lartë, ka shkuar në dhomën e tij, është shtrirë pranë tij dhe i ka prekur organet gjenitale.
“Më tha “do të të pëlqejë” – i rashë një shuplakë dhe u largua”, thotë ai në “Kathimerini” dhe shton se ka folur me një shok të tij që kishte përjetuar diçka të tillë, por kishin frikë të raportonin.
“Një vit para incidentit, ishim në kampin në Rafina dhe ndihmës drejtuesi i ekipit e kishte akuzuar të njëjtin për mosdisiplinë. Atë e kanë çmendur”, thotë 27-vjeçari.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2322
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mijëra njerëz në Mitropolinë e Athinës bënë homazhe, të pranishëm kryeministri Mitsotakis, presidentja dhe kryetari i Kuvendit grek
27 Janar, 08:43
-
Lamtumira për kryepeshkopin Anastas! Athina e përcjell drejt Tiranës me marsh funebër! Në ceremoninë e varrimit në Tiranë pritet të jetë dhe Mitsotakis
27 Janar, 08:25
-
VIDEOLAJM/ Shërbesë Përshpirtjeje në gjuhën shqipe në Katedralen e Athinës, klerikët shqiptarë nderojnë Kryepiskopin Anastas
26 Janar, 22:50
-
Greqi/ Makabre në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit
26 Janar, 21:01
-
'Nuk harrohet!' Mijëra qytetarë protestojnë në Greqi, kërkojnë drejtësi për përplasjen e dy trenave në 2023 ku humbën jetën 44 persona, mes tyre 8 shqiptarë
26 Janar, 14:24
-
Sherr masiv në Greqi, plagosen 3 të rinj shqiptarë! Njëri prej tyre goditet me kaçavidë në bark dhe kofshë, transportohet në spital
24 Janar, 18:30
-
I shtruar në spital në Athinë prej 3 javësh, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje të qëndrueshme, me përmirësim të vogël
23 Janar, 13:11
-
Greqi/ Policia bastis Burgun e Koridhalosit ku ka dhe shumë shqiptarë, kontrolle 19 të burgosurve! Gjenden thika të improvizuara dhe celularë
22 Janar, 16:42
-
Zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Greqisë, si u ndanë votat në Parlamentin e vendit fqinj
22 Janar, 14:36
-
Athinë/ Kryepiskopi Anastas në gjendje kritike, dy Mitropolitët e Kishës Orthodhokse e vizitojnë në spital
21 Janar, 15:08
-
Vijon kritike gjendja e kryepeshkopit Anastas, mjekët tentojnë zgjimin, por s’ka reagim! Mbetet në intubim
20 Janar, 13:32
-
Kryebashkiaku i Himarës, vizitë në spitalin ku është i shtruar Kryepeshkopi Anastas: Lutemi për Fortlumturinë e Tij
18 Janar, 13:48