LUSHNJE- Një mësues 62 vjeçar nga qyteti i Divjakës është vënë në pranga nga policia e Lushnjës për abuzim seksual me dhunë ndaj një nxënëse të tij 12 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shkollën 9 vjeçare “Hysen Malko” në fshatin Kryekyq të Lushnjës, ku 62 vjecari Demir Hoxha banues në Zharnec të Divjakës ka kryer me marrëdhënie seksuale me dhunë me 12 vjeçaren me inicialet A.K. 

Hoxha në një përballje me të miturën vetëm për vetëm por me monitorim të kamerave të fshehta të policisë e ka pyetur atë pse ka treguar për ngjarjen se dhe nëse do të kishte mbetur shtatëzënë do të dërgoja un të abortoje- mësohet të këtë thënë 62 vjeçari Hoxha në ambientet e policisë.Ndërkohë edhe familjarët kanë reaguar lidhur me ngjarjen duke thënë se ajo ishte mjaft e shqetësuar dhe në tension kohët e fundit madje dhe refuzonte të shkonte në shkollë.

Kanë qenë prindërit e të miturës ata që kanë denoncuar mësuesin kujdestar të vajzës së tyre. Ngjarja është zbuluar nga nëna e 12 vjeçares pasi mësohet se vajza e ka pyetur nënën e saj sesi mund të ngelesh shtatzënë, një pyetje që ka tronditur të ëmën duke insistuar më tej për shqetësimin e vajzës së saj. Në këtë mënyrë nëna ka mundur të marrë rrëfimin e 12 vjeçares se mësusesi kujdesar kishte abuzuar me të miturën dhe ajo kishte frike se ishte shtatzënë. 

Të dy prindërit e shokuar i janë drejtuar dyerve të policisë së Lushnjës, nga ku mësohet se e mitura A.K ka rrëfyer në prani të psikologur se mësuesi Demir Hoxha kishte abuzuar dy herë më të. 

Sipas dëshmisë së 12 vjeçares hera e pare e abuzimit seksual ka qënë në muajin shkurt të këtij viti dhe e dyta në 29 maj 2015 brenda ambienteve të shkollës 9 vjecare “Hysen Malko”. Mësuesi 62 vjeçar ka përfituar nga posti i tij duke detyruar të miturën të veprojë sipas dëshirave të tij. 

Ndërkohë nga ana tjetër drejtori i shkollës Vasil Rrushi ka rrëfyer se Hoxha njihej si mësues i rregullt dhe se drejtoria nuk ishte në dijeni të ngjarjes në fjalë dhe se është njoftuar vetëm nga mediat.

Hoxha është ndaluar nga policia me akuzën marëdhënieve seksuale me dhunë dhe shpërdorim detyre dhe çështja pritet ti kalojë prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore

mesuesi
( Në foto mësuesi Demir Hoxha )


Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)