SELANIK - Në Selanik djem të vegjël shqiptarë e nga vende të tjera të rajonit, dyshohet se janë viktima të abuzimit seksual të pedofilëve grekë, mes tyre dhe priftërinj. Dëshmitë shokuese të banorëve të zonës tregojnë për raste të përsëritura të trafikut seksual të fëmijëve romë, nga zona të largëta të Greqisë, ashtu si dhe nga vendet fqinje, si Shqipëria e Bullgaria.
Gazeta Greke “Espresso” përshkruan skandalin në rrugën “Afrovitis” në Selanik, ku djem të moshës 12 deri në 17 vjeç, e ndonjëherë akoma më të vegjël, shesin trupat e tyre tek klientë pedofilë që vizitojnë zonën në orët e vona të natës.
Në reportazhin e gazetarit grek përshkruhet sesi zona e rrugët e shkretuara pranë stacionit të trenit në lagjen Vardar është bërë e famshme, e ku çdo natë kalojnë makina që ndalojnë pranë këtyre djemve minorenë dhe i marrin me vete. Dëshmitarët rrëfejnë se gjatë ditës aty ndodhen dyqane normale, ndërsa gjatë natës zona kthehet në një strehë të shfrytëzimit të fëmijëve. Rajoni Vardarit njihet si zona e “fenerëve të kuq” për shkak të shumë bordellove, ku sipas dëshmitarëve aty të gjithë mund të gjejnë gjithçka dëshirojnë për të kënaqur dëshirat e tyre seksuale, deri dhe me fëmijë. Denoncimi vjen dhe nga Kostas Gianopoulos, drejtuesi i organizatës “Buzëqeshja e Fëmijëve”, i cili vë në dukje së shumica e fëmijëve të shfrytëzuar janë romë.
Pretendime të ngjashme janë bërë prej kohësh dhe nga shoqatat ndërkombëtare për zhdukjet dhe trafikimin e fëmijëve, kryesisht në Selanik. Gianopoulos pretendon se ekziston një linjë e trafikimit të fëmijëve nga Shqipëria e Bullgaria drejt Greqisë dhe se ka kërkuar vazhdimisht nga kontrollet kufitare për identifikimin e shoqëruesve të tyre. Akoma më shokues është rrëfimi i një tjetër banori sipas të cilit abuzues të këtyre minorenëve janë dhe priftërinjtë ortodoksë grekë, ku përshkruan sesi në një rast ishte një prif i veshur me rrobën dhe me kryqin e madh në qafë ai që ndaloi dhe mori dy fëmijë në makinën e tij.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com