Skandal në Serbi! Deputeti jep dorëheqjen, u filmua duke parë video porno gjatë debatit për Kosovën në Parlament

Skandal në Serbi! Deputeti jep dorëheqjen, u filmua duke parë video porno gjatë debatit për Kosovën në Parlament

Zvonimir Steviç

Deputeti serb Zvonimir Steviç ishte në vëmendje të mediave pasi u filmua duke parë video porno në celularin e tij gjatë seancës në Kuvend ku po zhvillohej debati për Kosovën. Pas kritikave, ai dha dorëheqjen. Në videon që ka qarkulluar kudo në rrjete sociale, shfaqet i ulur në karrigen e tij dhe shikon videon në celular për më shumë se një minutë e gjysmë ndërsa pas kurrizit të tij zhvillohet debati i nxehtë për marrëdhëniet me Kosovën.

Steviç dukej se e konsideronte normale këtë veprim të tij pasi ishte biseda me Ivica Daçiç që e detyroi të jepte dorëheqjen.

"Ky është një skandal dhe një fatkeqësi. Duhet do të jepni dorëheqjen. Nuk mund të jesh më deputet sepse nuk e përballon dot këtë. Së dyti, kudo që të paraqiteni, çfarëdo që të thoni, gjithmonë do të mbeteni si një deputet që sheh porno. Ku ju lindi ideja për të parë porno në Kuvend?,”-mësohet se i ka thënë Daçiç.

Pas kërkesës së Daçiçit, i gjithë grupi parlamentar i socialistëve ra dakord që “Steviçi duhet të largohet nga Kuvendi”.

"Unë jam ushtar partie. Unë do të bëj atë që ju kërkoni,"-tha deputeti i dorëhequr.

Steviç, i cili vëmendjen e kishte të fokusuar në celular ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Kosovën dhe fitoi mandatin si deputet me Partinë Socialiste që drejtohet nga Ivica Daçiç dhe është në koalicion me Partinë Progresive që drejtohet nga Aleksandër Vuçiç.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:49
Pas skandalit në parlamentin serb, një tjetër deputete shfaqet e fokusuar në celular duke parë veshje: Hapa linkun që më dërgoi vajza

1675795903_veshje.JPG

Një tjetër deputete serbe, Marija Jevdic është fotografuar duke parë imazhe me fustane teksa në parlament zhvillohej debati i nxehtë për Kosovën. Ajo u mundua të justifikohej duke thënë se ishte mesazh që ia kishte dërguar vajza dhe thjesht kishte klikuar linkun.

“Është një mesazh që ma ka dërguar vajza ime dhe ka qenë një link që e kam hapur. Prania ime në të dyja ditët e seancës në mbështetje të raportit nuk u vu asnjëherë në pikëpyetje”, tha ajo pas publikimit të skandalit.

Ora 19:19
Skandali në parlamentin serb, Vuçiç: Njerëzit e panë se kush fliste seriozisht mbi temën e rëndësishme! S’duhet të sillemi në mënyrë të papërgjegjshme

1675431630_vucic.JPG

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka folur për veprimin e deputetit serb që po shihte filma për të rritur gjatë debatit në Kuvend për Kosovën.

"Njerëzit mund të shihnin se kush po fliste seriozisht për temën e rëndësishme të Kosovës dhe kush jo. Ata të paktën mund të shtypnin një buton", tha Vuçiç.

Vuçiç shtoi se personalisht ka investuar shumë energji dhe mund e nuk kurseu përgjigje për asnjë prej pyetjeve që iu drejtuan.

“Situata ka qenë e vështirë për dekada, por tani është veçanërisht e vështirë për shkak të luftës në Ukrainë. Shumë shfrytëzuan rastin për të bërë akuzat më të rënda, pa asnjë provë. Dëshira ishte që të më akuzonin për tradhti pa më dhënë mundësi t'i përgjigjem", tha ai.

Vuçiç theksoi edhe një herë se duhet të shkojnë drejt ruajtjes së paqes dhe të sillen të gjithë seriozisht.

"Ne nuk duhet të sillemi në mënyrë të papërgjegjshme, siç bënë shumë në Kuvend. Cili është qëllimi? Imagjinoni se çfarë do të bënin nëse do ta merrnin pushtetin. Mendoj se njerëzit gjithmonë e njohin punën dhe zellin në fund", tha Vuçiç.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë