Skandal në Spanjë, Dani Alves ka ngritur rrjetin e trafikut në burg

Skandal në Spanjë, Dani Alves ka ngritur rrjetin e trafikut në burg

Dani Alves

Prej fillimit të janarit të këtij viti, Dani Alves qëndron në burgun e sigurisë së lartë në Barcelonë. Ish-futbollisti i disa klubeve të njohura në Europa dhe kapiteni i Brazilit akuzohet për përdhunimin e një 23-vjeçareje në një klub nate më 29 dhjetor 2022.

Brenda sektorit 13 të burgut Brians 2, ka nisur një trafik i fshehtë bluzash. Dani Alves është kreu i këtij biznesi "të veçantë". Sipas ElCaso.com, kërkesa për fanellat e nënshkruara të Dani Alves është katërfishuar që kur braziliani u fut pas hekurave. Në të njëjtën kohë, trafiku i bluzave me autograf nga vetë braziliani është rritur në mënyrë të shpejtë. Me pak fjalë një biznes i vërtetë, me një të burgosur të autorizuar që lëviz lirshëm brenda burgut dhe mbledh të gjitha fanellat e Barcelonës.

Fanellat dërgohen direkt nga familjet ose me korrier, merren në sektorin 13 dhe bëhen gati për t'u firmosur nga Dani Alves. Në atë moment, i burgosuri tha se i kthen bluzat me autograf në secilën qeli dhe më pas ua dërgon të afërmve dhe miqve. Një tregti e bluzave që përfshin një komision, përmes pakove të duhanit ose produkteve të tjera të disponueshme në dyqanin e burgut. Një trafik i mirëorganizuar që vijon i pandërprerë. Kjo është rutina e Dani Alves, në pritje për të ditur datën e gjyqit dhe fatin e tij mbi akuzat.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nesër Këshilli Bashkiak i Himarës cakton pasuesin e Jorgo Goros, flet Vangjel Tavo: Është totalisht kompetencë e tyre

Nesër Këshilli Bashkiak i Himarës cakton pasuesin e Jorgo Goros, flet Vangjel Tavo: Është totalisht kompetencë e tyre