Flamurtari ka rënë sërish pre e gafave të turpshme të arbitrave që e kanë penalizuar në mënyrë skandaloze ekipin vlonjat në takimin kundër Kukësit. Arbtiri kryesor i takimit, Olsi Sokoli, u ka anullur në mënyrë të pabesueshme një gol të rregullt vlonjatëve në minutën e 48-të të takimit i dërguar në rrjetë nga ana e Pollozhanit.

Mbrojtësi i kuqezinjve shënoi një gol spektakolar me roveshatë duke mos shkaktuar asnjë faull, por që për gjyqtarin Sokoli ishte krejt e kundërt duke i mohuar golin vendasve ç’ka solli një acarim të drejtë të lojtarëve të Flamurtarit nga të cilat përfundon i ndëshkuar me të verdhë Ribaj.

Golat për verilindorët në këtë takim u shënuan nga ana e Ethemit dhe Rrocës, ndërsa për Flamurtarin shënoi Pollozhani. Pas këtij suksesi Kukësi mban vendin e dytë me 38-pikë të grumbulluara, kurse vlonjatët pozicionohet në vendin e gjashtë me 29 pikë. Java e 20-të e Superiores mbyllet nesër më dy takimet e tjera që janë Kamza-Partizani dhe Laçi-Luftëtari. (TemA)