Skandal,Presidenti i Tërbunit:Arbitrat
më kërkuan para për shitjen e ndeshjes

Skandal,Presidenti i Tërbunit:Arbitrat<br />më kërkuan para për shitjen e ndeshjes
Futbolli shqiptar përfshihet në një tjetër skandal. ‘Bomba’ e radhës vjen nga Presidenti i ekipit të Tërbunit.
 
Artan Zaja përmes një komenti në Facebook denoncon se i kanë dërguar njerëz me blerë ndeshje, madje edhe arbitra për t’u dhënë lekë për të lënë ndeshjen në favor të Tërbunit, por presidenti i Tërbunit thotë se nuk ka pranuar.
 
Tashmë lind pyetja nëse Zaja do të denoncojë emrat në prokurori, pasi akuzat janë shumë të rënda.
 
Statusi i plotë i Presidentit të Tërbunit
Sms mund te dergoje kushdo e drejta e Zotit eshte te mos mashtrohen lexuesit.Kam marre ekipin pasi u shkri.Kam paguar disa miliona paradhenie lojtareve nga ekonomia.
 
familjare,fushen,uniformat,ushqimin,transportin.Disa lojtareve edhe pagat.Kam marre dvd e ndeshjes me Shenkollin e do e dergoj ne prokurori sepse na mohuan fitoren.
 
Disa lojtare kane marre masa ndeshkimore.Do kete perjashtime nga ekipi,per ceshtje disipline.Pagesa do jete edhe ne saje te performances eshte e parashikuar ne kontrate.
 
Ka ik koha e shitblerjes se ndeshjeve.Me kane fut njerez me ble ndeshje nuk kam pranu,me kane cu njerez arbitrat me u dhene leke e me me lene ndeshjen nuk kam pranu e nuk pranoj.
 
Hyrja do jete falas gjithe kete sezon me stadiumin e Pukes.Pagesat jane kry e do kryhen.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm