Keith Vaz, një prej deputetëve laburistë më me peshë në Britaninë e Madhe, është përfshirë në një skandal seksual.
 
E përditshmja “Mirror” ka publikuar një video, ku deputeti 59  vjeçar, i martuar e baba i dy fëmijëve, shfaqet duke paguar dy prostituta nga Europa Lindore teksa i ftonte në një apartament në Londër.
 
Në një tjetër përgjim ai shfaqet duke ftuar një mashkull në apartamentin e tij. Biseda me të shtrihet nga kafshët shtëpiake te seksi dhe dëgjohet deputeti teksa thotë: le ta nisim festën.