Skandal seksual te Spanja
De Gea rrezikon Europianin

Skandal seksual te Spanja<br />De Gea rrezikon Europianin
Një skandal seksual trondit Spanjën në ditën e startit të Kampionatit Europian. Portieri i La Roja-s, David De Gea figuron nën hetim seksual, së bashku me Iker Muniain. Portieri i Manchester United akuzohet për marrëdhënie me një vajzë të mitur, që tashmë është marrë në mbrojtje nga autoritetet.

Sipas tabloidit The Sun, duket vetëm çështje orësh që lojtari të përjashtohet nga përfaqësuesja iberike, që do të luajë në Euro 2016 në Francë. Ngjarja lidhet me vitin 2012 dhe gjithçka ka ndodhur në një hotel luksoz të Madridit.

Në dëshminë e saj, vajza ka akuzuar portierin De Gean dhe sulmuesin e Athletic Bilbao, Muniain, për një takim me drita të kuqe. Ajo ka shpjeguar se ishte dërguar në suitën e hotelit nga kompania e vajzave shoqëruese, Torbe, me premtimin se do të paguhej.

Vajza pretendon gjithashtu se kur ndodhej në dhomë është dhunuar nga Muniain dhe një tjetër lojtar i përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Spanjës, së bashku me një vajzë tjetër. Akuzat konfirmohen edhe nga dosja e ndërtuar nga policia, ku theksohet se vajzat u dhunuan seksualisht nga dy futbollistë.

Nëse do të refuzonin, ato rrezikonin që të dhunoheshin edhe fizikisht nga lojtarët dhe asnjëra prej tyre nuk u pagua. Sipas spanjolles, El Confidencial, përpos De Gea-s dhe Muniain, në skandalin seksual rezulton të jetë i përfshirë edhe Isco. Gazeta akuzonte mesfushorin e Realit të Madridit, se është pikërisht ai, lojtari tjetër që dhunoi seksualisht njërën prej vajzave së bashku me Muniain.



Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim