Skandal trukimesh/ Presidentët e klubeve të Superligës greke 'trukuan ndeshjet dhe vendosën baste kundër skuadrave të tyre'

Skandal trukimesh/ Presidentët e klubeve të Superligës greke 'trukuan ndeshjet dhe vendosën baste kundër skuadrave të tyre'

Foto ilustruese

GREQI - Pesë presidentë të Superligës greke të futbollit kanë vënë baste për ndeshjet e fiksuara sezonin e kaluar, sipas pretendimeve të bëra në një letër anonime të marrë nga Gjykata e Lartë greke, njofton 'Kathimerini'.

Autori i letrës thuhet se është një agjent futbolli, i cili ia ka dërguar atë Prokurorisë së Gjykatës së Lartë, ku përshkruan mënyrën se si pesë presidentët e klubeve të futbollit kanë vënë baste për ndeshjet fikse të skuadrave të tyre.

Dy prej presidentëve dyshohet se kanë vënë një bast së bashku në ndeshjen mes skuadrave të tyre. Një tjetër kryetar dhe pronar i një klubi futbolli pretendohet se ka vënë bast dy herë (me sukses) për humbjen e ekipit të tij.

Dy të tjerë vendosën baste për rezultatet e ekipeve të tyre në minutat e fundit të ndeshjeve. Letra thuhet se do të lidhet me hetimet nga Eurojust, Interpol, Prokuroria e Athinës dhe Policia Financiare.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë