Skandali/ Anëtarja e KPK përfundon në GJKKO, ka bërë deklarim të rremë të pasurisë, ndërkohë që verifikon pasuritë e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Skandali/ Anëtarja e KPK përfundon në GJKKO, ka bërë deklarim të rremë të pasurisë, ndërkohë që verifikon pasuritë e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Etleda Çiftja

Një situatë e pazakontë është krijuar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, shkallën e parë të Vetingut. SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në GJKKO anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Etleda Çiftja për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të rremë të pasurisë.

Çiftja akuzohet se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e  marrjes së një kredie.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar dhe provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Etleda Çiftja, në deklaratën me nr 14568 indeksi, datë dorëzimi 17.07.2017, ka kryer deklarim të rremë te pasurise, e konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e  marrjes së një kredie pranë ish Banka Emporiki – Shqipëri sh.a. Gjithashtu e pandehura Etleda Çiftja, ka dorëzuar pranë ILDKPKI, një kontratë me përmbajtje të falsifikuar, referuar çmimit të pasqyruar në të, provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm, pasi kjo kontratë  nuk përputhet me atë të gjendur pranë arkivës së zyrës noteriale ku është përpiluar dhe pranë ASHK-së në momentin e regjistrimit të pasurisë për të cilën është lidhur kjo kontratë. Gjithashtu kjo kontratë përmban të dhëna të rreme edhe në lidhje me vetë veprimin e pasqyruar në të, pra shitje blerjen e parcelës tokë arë”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Edhe pse prej javësh është marrë e pandehur nga SPAK dhe sot çështja shkoi në Gjykatë, Etleda Çiftja vijon të jetë pjesë e trupave gjykuese për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.  Çiftja ka qenë pjesë e trupës gjykuese edhe sot teksa kanë konfirmuar në detyrë Elsa Ullirin, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Po çfarë parashikon ligji i Vetingut kur një nga anëtarët e organeve të Vetingut merret i pandehur për një vepër penale? Ligji për rivlerësimin kalimtar, në nenin 17, parashikon që hetim disiplinorë dhe një masë ndaj anëtarit të KPK-së, ndërmerret nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në rast se ka të dhëna të mjaftueshme nga burime të besueshme se anëtari i institucioneve të rivlerësimit ka kryer një shkelje disiplinore. Por, KPA mund të vihet në lëvizje vetëm nëse një gjë të tillë e kërkon një nga anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ose çdo vëzhgues ndërkombëtar. Në rastin konkret nuk ka asnjë kërkesë për zonjën Çiftja. Nga ana tjetër, anëtarët e Vetingut e kanë të ndalur me ligj që të shoqërohen persona që janë nën ndjekje penale ose janë subjekte të një procedimi penal!

Etleda Çiftja është anëtarja e tretë e institucioneve të Vetingut që procedohet penalisht dhe merret e pandehur nga SPAK. Më herët janë proceduar nga SPAK anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, Ardian Hajdari dhe Luan Daci, ku ky i fundit është dënuar, ndërsa Hajdari është në proces gjykimi.  Pasi janë marrë të pandehur nga SPAK, Luan Daci dhe Ardian Hajdari janë pezulluar nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, por e njëjta gjë nuk ka ndodhur për Etleda Çiftjan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:28
E pandehur në GJKKO, anëtarja e ‘Vettingut’ vijon ende punën në KPK! Edhe sot ishte në seancë

1656588616_8000a590d3feaf4c97e8df36d0028c843fba770x433.jpg

Edhe pse prej javësh është marrë e pandehur nga SPAK dhe sot çështja shkoi në Gjykatë, Etleda Çiftja vijon të jetë pjesë e trupave gjykuese për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Zonja Çiftja mori pjesë edhe në gjykimin e gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri, për të tre kriteret; Ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Seanca dëgjimore e mbajtur në 13 qershor 2022 për Andri Ymerin është shtyrë pa afat pikërisht për shkak të kërkesës së avokatit të gjyqtarit, Arben Llangozi, për përjashtimin e Etleda Çiftja nga procesi i Andri Ymerit, si në kundërshtim me ligjin e Vetingut. Në kërkesën avokatit të datës 13 qershor 2022 thuhet se “Etleda. Çiftja nuk ka reaguar por vijon punën normalisht duke u bërë kështu rasti unik në botë që një i pandehur gjykon gjyqtarin”. Po në datë 13 qershor 2022, Llangozi ka kërkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit procedimin disiplinor dhe pezullimin nga detyra të anëtares së Vetingut, për ushtrim të detyrës në kundërshtim me ligjin.

Po çfarë parashikon ligji i Vetingut kur një nga anëtarët e organeve të Vetingut merret i pandehur për një vepër penale?

Ligji për rivlerësimin kalimtar, në nenin 17, parashikon që hetim disiplinorë dhe një masë ndaj anëtarit të KPK-së, ndërmerret nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në rast se ka të dhëna të mjaftueshme nga burime të besueshme se anëtari i institucioneve të rivlerësimit ka kryer një shkelje disiplinore. Por, KPA mund të vihet në lëvizje vetëm nëse një gjë të tillë e kërkon një nga anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ose çdo vëzhgues ndërkombëtar. Në rastin konkret nuk ka asnjë kërkesë për zonjën Çiftja. Nga ana tjetër, anëtarët e Vetingut e kanë të ndalur me ligj që të shoqërohen persona që janë nën ndjekje penale ose janë subjekte të një procedimi penal!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ka shku per dreq: 30/06/2022 15:44

    Po normal se nuk ua ndjen nderkombetareve. Ata e kane mendjen ku te zgjasin edhe ca kohe qe te marrin 15 mije euroshinne muaj pa ne djall le te veje vettingu ne shiperi. Dhe vazhdo vetting me kete qe eshte gjysem burre e gjysem grua.

    Përgjigju
  • Mirela: 30/06/2022 15:40

    Po normal qe derisa nderkombetaret te bejne nje vesh shurdh e sy qorr kjo e semura psiqike e kryevidhit do vazhdoje te tregoje zotesite e saj prej juriste hidocentralesh. Cfare turpi te besh kete kryegjyqatre dhe kryeprokurore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?