Skandali/ Armando Duka 'dërgon' si të deleguar të FSHF-së fëmijët e tij në finalen e Europianit në Uembli (FOTO)

Skandali/ Armando Duka 'dërgon' si të deleguar të FSHF-së fëmijët e tij në finalen e Europianit në Uembli (FOTO)

Fëmijët e Dukës me David Beckham në finalen e Europianit në Uembli

Krahas abuzimit me fondin 2.1 milion euro të UEFA-s, dalin në dritë të tjera skandale të Presidentit të FSHF, Armando Duka. Mjafton një verifikim në profilet e fëmijëve të Dukës për të kuptuar se sa të privilegjuar janë ata, falë parave dhe pozitës së babait që drejton prej 20 vjetësh futbollin shqiptar.

Ftesat që vijnë në Federatë për personalitetet shqiptare, për të ndjekur evente të rëndësishme sportive, Armando Duka ka menduar që të dërgojë si “delegatë” familjarët e tij. Në vend që në të tilla evente të shkojnë emra legjendë të futbollit shqiptar, Armando Duka ka zgjedhur fëmijët e tij, Kleit Duka dhe Lori Duka, për të ndjekur finalen e Europianit Angli-Itali në sallën VIP të Uemblit, duke i siguruar vende në stadiumin Uembli, që kushtojnë mijëra euro, krah emrave si David Beckham dhe Luis Figo.

Madje, djali i tij ka publikuar në rrjetet sociale edhe ftesën si i ftuar i nderit në finale. Se si mund të sigurojnë një ftesë fëmijët e Dukës, duhet të pyesim Presidentin e FSHF-së, i cili akuzohet për korrupsion me fondet e UEFA-s.

Skandalet e Armand Dukës nuk kanë fund, ku edhe sot ka manipuluar zgjedhjet për kreun e Shoqatës së Futbollit Tirana. Përmes 24 votuesve anonimë, që u futën nga Duka, u arrit që të zgjidhej në krye të kësaj shoqate Krenar Alimehmeti, i vetëm në garë pasi kandidati tjetër Eduard Prodani u tërhoq pak pas nisjes së mbledhjes. Në sallë kishte 65 anëtarë nga 41 që duhet të jenë, ku 24 janë persona anonimë të shtuar nga Duka dhe jo delegatë legjitim. Ndërsa vetë Eduard Prodani dhe 18 mbështetësit e tij u larguan pak para fillimit të mbledhjes.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër