Nga të dhënat e OSHEE mësohet se gjatë vitin 2017, kur rafineria u vu nën menaxhimin e kompanisë amerikane IRTC, nuk janë paguar mbi 3 milionë dollarë energji elektrike. Borxhi lidhet me kontratat për furnizimin me energji të pompave të ujit brenda nënstacionit në Ballsh, që furnizojnë me ujë rafinerinë.
Borxhi ndaj OSHEE është një pjesë e vogël e borxheve të kompanisë ARMO. Ndër vite kjo kompani ka akumuluar rreth 600 milion USB borxhe në dogana, tatime, banka dhe tek furnitorët. Kjo është një shifër rekord borxhesh nga një kompani në historinë post komuniste të Shqipërisë.
Borxhet e ARMO-s ndaj OSHEE-se
d.b/shqiptarja.com








