Skandali CEZ,dhurata që Berisha
u bëri çekëve për Shën Valentin
Shteti shqiptar kaloi në pronësi të CEZ prona dhe asete shtetërore në mënyrë të pajustifikuar që në momentin kur ardhja e çekëve u paracaktua, por dhuratat e qeverisë ndaj CEZ Shpërndarje, një aferë që i ka kushtuar taksapaguesve 400 milionë euro, nuk përfunduan këtu.
Shteti shqiptar kaloi në pronësi të CEZ prona dhe asete shtetërore në mënyrë të pajustifikuar që në momentin kur ardhja e çekëve u paracaktua, por dhuratat e qeverisë ndaj CEZ Shpërndarje, një aferë që i ka kushtuar taksapaguesve 400 milionë euro, nuk përfunduan këtu.
Në Shën Valentinin
e vitit 2012, në Fletoren Zyrtare me numër 3, u publikua vendimi për transferimin e një numri nënstacionesh dhe asetesh të tjera të KESH-it, tek CEZ Shpërndarje, ne menyre teresisht te dyshimte dhe abuzive.
Vendimi behet edhe më i dyshimtë, pasi në këtë rast shteti merrte rolin e arbitrit, duke aprovuar kërkesën që vetë KESH kishte bërë për t’i falur CEZ-it prona me vlerë dhjetëra milionë euro, ndonëse nuk kishte asnjë detyrim apo përcaktim ligjor për ta bërë këtë.
Konkretisht, në bazë të këtij vendimi, në pronësi të firmës çeke kaloi nënstacioni i Lanabregasit, nënstacioni i Bogovës, nënstacioni Gjanç, nënstacioni Bushat, nënstacioni Shkodër, ai Fier, Gjirokastër dhe Sarandë, si dhe rrjeti 20 kv Koplik.
Një vendim i tillë u mor katër vjet pasi me “bekimin” e ndërmjetësit Shkëlzen Berisha dhe ish-Kryeminitrit, CEZ kishte hyrë në Shqipëri. Kalimi i këtyre aseteve tek CEZ, përshpejtoi procesin e rrënimit të KESH, ndërsa solli edhe degradimin e vetë këtyre pasurive, të lëna pas dore nga operatori i Shpërndarjes.
Provat e deritanishme, në lidhje me aferën e CEZ-it kanë faktuar përfshirjen e djalit të Kryeministrit, që garantoi përfitime të paligjshme nga
lobimi për të sjellë çekët në Shqipëri, si dhe kanë faktuar dëmin në të paktën 414 milionë euro per buxhetin e shtetit shqiptar.
Lexo.al disponon gjithashtu prova se që në momentin që u paracaktua ardhje e CEZ-it, shteti kaloi në pronësi të tyre prona dhe asete shtetërore në mënyrë të pajustifikuar, përfshi edhe termocentralin e Fierit, më të madhin TEC të Shqipërisë, i cili u çmontua dhe u shit për skrap në mënyrë korruptive.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2095
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Argita Malltezi tha se iu referua mediave për akuzat ndaj gjyqtares Gjoka, Romeo Kara: Madam non grata, edhe unë atyre iu referova për trafikun e Shkëlzenit me Landin e Jasharit
9 Janar, 12:27
-
Debat në ‘Studio LIVE’, Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha? Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime
27 Dhjetor 2024, 17:55
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor 2024, 09:32
-
SHËNIM/ Berisha 3 strategjitë dhe sidomos ajo e ''Sindromës së Stokholmit'' në përpjekje për të ndikuar në drejtësi
17 Dhjetor 2024, 13:21
-
Rrëfimi i Packouz për Gërdecin, Doçi në Report Tv: Shkëlzen Berisha pronar 'de facto' i biznesit vdekjeprurës, loboi për ta ngritur! Vdekja e dyshimtë e Trebickës
10 Dhjetor 2024, 18:11
-
Gërdeci/ Rrëfimi tronditës i Packouz për median amerikane: Shkëlzen Berisha në takim kur negociuam çmimin e fishekëve, si ‘hoqëm qafe' Trebickën nga biznesi! Vdekja e tij e dyshimtë! (VIDEO)
9 Dhjetor 2024, 21:03
-
Avokati Beqiri në Report Tv: SPAK do nisë Hetimet edhe për Argitën dhe Shkëlzen Berishën! 23 dosje për Metën ‘flenë’ në qeveri
15 Nëntor 2024, 19:53
-
'Video e Shkëlzenit te zyra e Priftit!' Gazetari Doçi zbulon në 'Studio Live': Si e shantazhoi Meta, Berishën, kur ia kopsiti dosjen në 2009! Noka në hetim pasuror! Nga i pastrehë, me pasuri 1 mln euro
4 Nëntor 2024, 19:22
-
SHËNIM/ Mbrojtja e Sali Berishës për Ilir Metën, një bumerang politik: po pse e shfajëson edhe nga akuzat e korrupsionit që ka bërë kur qeveriste me PS-në?
23 Tetor 2024, 14:43
-
EKSKLUZIVE/ Çifti Meta-Kryemadhi morën miliona, por kompania e Adrian Shatkut pagoi edhe familjen Berisha! Si u përdor i gjithë pushteti, Kryemadhi ortake në biznes
23 Tetor 2024, 14:27
-
U përjashtua nga protesta e partisë së tij, Berisha: Greva e ngujime! Argita mungoi, Malltezi asnjë reagim në rrjete! Në terren vetëm Shkëlzeni
8 Tetor 2024, 17:35
-
VIDEO/ Shkëlzen Berisha në protestë, i rrethuar me një tufë truprojash
7 Tetor 2024, 19:38