Drejtuesit çek të ish kompanisë CEZ ishin në dijeni për mashtrimet e biznesmenit shqiptarë Kastriot Ismailaj me mbledhjen e borxheve. Ismailajn ata jo vetëm e kanë toleruar por dhe kanë bashkëpunuar ka denoncuar juristi i OSHEE Romeo Karaj.
Sipas Karajt bashkëpunëtor i Ismailajt ka qenë drejtori çek Josef Hajsek, ndaj të cilit prokuroria ka nisur një hetim. Çeku Josef Hajsek, kreu i ish kompanisë Çez ka qenë në dijeni të mashtrimeve të Kastriot Ismailajt dhe ka bashkëpunuar me të. Këtë denoncim e ka bërë juristi i OSHEE-së Romeo Karaj në një prononcim për mediat pas shtyrjes për herë të dytë të procesit penal ndaj Ismailajt.
“Kam bindjen se Iseku është bashkëpuntori i tij, ish-drejtori i CEZ. Ai duhet të ishte i mirëinformuar që në maj të vitit 2010 ku ka informuar bordin kryesor të CEZ në Pragë për mosekzistencën e kompanisë DIA,” tha përfaqësuesi ligjor i OSHEE.
Sipas Karajt mashtrimet e Ismailajt kanë nisur fillimisht në Kongo për të përfunduar në Tiranë ku në bashkëpunim me Hajsek kanë lidhur kontratën për borxhet e ÇEZ, mashtrime në të cilat sipas juristit ka të përfshirë ish zyrtarë e zyrtarë aktual.
“Jo vetëm kundër tij por dhe persona të tjerë që janë përfshirë dhe kanë tjetërsuar pasurinë e vjedhur nga OSHEE-ja po mund te këtë dhe zyrtarë,” u shpreh Karaj.
Ndërsa këto valixhe që shihni në pamje mbajnë padinë dhe materialet që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kërkon të paraqesë si palë në procesin gjyqësorë me Ismailajn ku kërkojnë si dëmshpërblim 8 milion euro.

(Padia e OSHEE ndaj Ismailajt, me dy valixhe në Gjykatë)
Seanca e radhës me Kastriot Ismailajn të pandehur për “pastrim parash” e “falsifikim dokumentash” do të zhvillohet më 15 mars, pasi këtë të martë mungesa e avokatit të Ismailajt për arsye shëndetësore u bë shkak për shtyrjen e procesit.
Gjyqi i nisur në fillim të muajit shkurt, ku OSHEE kërkon 8 milionë euro dëmshpërmbim nga Ismailaj, nuk ka zhvilluar asnjë seancë deri tani.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO