Aferat e familjes Berisha, PS kërkon llogari nga Prokuroria e Përgjithshme për skandalin 415 mln euro për shitjen e OSSH te CEZ-DIA! Letër SPAK-ut edhe për privatizimin e Kompleksit Partizani

Çfarë është bërë me hetimet për 2 prej aferave më të mëdha korruptive të Sali Berishës kur ai qeveriste vendin? Kjo është pyetja që i është drejtuar sot Prokurorisë së Përgjithshme për shitjen e OSSH te CEZ-DIA që i kushtoi vendit 415 milionë euro nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në një tjetër letër ai kërkon llogari nga SPAK se ccfarë është bërë me hetimet pas padisë së tij në vitin 2020 për privatizimin e kompleksit Partizani nga Familja Berisha.

Letra për Prokurorinë e Përgjithshme

Në letrën e dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, Balla shkruan se Kuvendi i Shqipërisë, me vendimin nr 36/2016, ka miratuar raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar i cili kishte si objekt hetimin e procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Komisioni Hetimor paditi penalisht për këtë aferë personat: Sali Berisha, Ish-Kryeministër, Nue (Noel) Nik Kalaj, Genc Ruli, Ish-Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes/Kryetar i Komiteti Konsulencës dhe Transparencës; Ridvan Bode, ish-ministër i Financave; Për të gjithë anëtaret e Komisionit të Vlerësimit te Ofertave; Për të gjithë anëtarët e Komisionit të Negocimit të Marrëveshjes me CEZ; Florion Mima, ish Zv. Ministër i METE; Enno Bozdo, ish Zv. Ministër i METE; Ledina Mandia, ish Avokat  i Shtetit.

Balla i thotë Prokurorisë së Përgjithshme se në vitin 2017, Kuvendi ka depozituar Raportin Përfundimtar te Komisionit Hetimor në Prokurorinë e Përgjithshme për ndjekje penale sipas konkluzioneve te Raportit, ndaj edhe kërkohet informacion se ccfarë ka ndodhur me këtë.

Letra për SPAK

Më 17 nëntor 2020 Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla ka ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Një pronë  me rreth 10.000 m2, mu në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Nëse çdo qytetar shqiptarë do ta vlerësonte është një pronë me 10.000 m2  duke ndërtuar 17 kulla me një vlerë 21 milionë euro kjo është blerë më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë.

Në letrën për SPAK Balla ka kërkuar informacion se çfarë është bërë me këtë hetim.

"Kam depozituar Kallëzim për Sali Berishën, ish-Kryeministër gjatë viteve 2005-2013; Arben IMAMI ish-Ministër i Mbrojtjes 2009-2013; Anëtarë të tjerë të Këshillit të Ministrave 2005-2013; drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Jamarbër Malltezi, aksioner i 35% te aksioneve në Kompaninë "Homeplan"shpk, bashkëshorti i Argita Sali Berisha: Administratori dhe aksionere të Kompanise "Homeplanshpk; Administratori dhe aksionere te Kompanisë "Kontakt"shpk; Anëtarë të Komisionit të Kthim Kompesimit te Pronave; .Anëtaret Komisionit të Vlerësimit: Zyrtarëve të Drejtorisë se Administrimit dhe te Shitjes së Pronave Publike në funksion në vitin 2008. Në lidhje me këtë kallëzim, nuk komi asnjë Informacion se në fare gjendje dhe shkalle procedimi", shkruan Balla.

Raporti i Komisionit Hetimor për privatizimin e OSSH

Komisioni Hetimor i PS në 2016 dërgoi raport për 12 persona, mes tyre Berisha, djali dhe dhëndri i tij. PS kërkon informacion se cfarë ka ndodhur me këtë hetim.  Një komision hetimor i ngritur për privatizimin e CEZ i kërkonte prokurorië që të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe djalin e tij, Shkëlzen Berisha, si persona përgjegjës për privatizimin abuziv të OSSH, i cili u ka shkaktuar taksapaguesve shqiptarë 415 milionë euro dëm ekonomik. Raporti përfundimtar, përpos të tjerëve, ka identifikuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe djalin e tij, Shkëlzen Berishën, si persona të veshur me përgjegjësi për privatizimin e dështuar. Sipas raportit, përgjegjës për privatizimin janë edhe Ridvan Bode, ish-ministër i Financave, Florion Mima, ish-ministër i Ekonomisë, Genc Ruli, ish-ministër i Ekonomisë etj.

Kujtojmë se në lidhje me këtë çështja është dënuar vetëm një person, Kastriot Ismailaj,  me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”. Sipas të gjitha dëshmive ishte njeriu i besuar i Ilir Metës, aktualisht President i Republikës.  Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka akuzuar Ilir Metën se kishte rekomanduar Kastriot Ismailajn si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ Shpërndarje dhe se Ismailaj konsiderohej aleat i kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha. Në atë kohë Meta ishte ministër i Jashtëm. Për këtë aferë, Berisha ka kërkuar që Ilir Meta të merrej i pandehur, por kur pa se që të dy dilnin zbuluar, u tërhoq. Në qershor të 2019, Shqiptarja.com publikoi një investigim, ku Ilir Meta, një ditë para zgjedhjeve te 2009, i kërkon me urgjencë Kastriotit një shumë prej 200 mijë euro.

Kompleksi Partizani 

Një dosje tjetër që ka në dorë Prokuroria e Posaçme është ajo e privatizimit të Klubit Partizani. Në këtë padi të bërë nga Balla akuzohen për shpërdorim detyre ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Balla tha dje se është caktuar prokurori, por nuk ka të dhëna mbi ecurinë e hetimeve dhe kërkoi nga SPAK që të nxitojë. 

Klubi sportiv "Partizani" ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes që qëndronte këtu, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot mund të shihni këtë grup me 17 kulla në Rrugën "Frosina Plaku", tek Ish Fusha e aviacionit, qendra më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, qe në fund u pagua vetëm 14.000 euro. Në atë tokë sot janë ndërtuar dhe po ndërtohen ende dhjetra kulla të kompleksit Magnet 1 dhe Magnet 2 që vlejnë 4.000 herë më shumë, nga të cilat Jamarber Malltezi, dhëndri i ''doktorit", është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve. Një çështje e errët që prodhoi fitime prej dhjetëra miliona eurosh. Falë ligjit të transparencës, për herë të parë, e gjithë dosja për privatizimin e '' Kompleksit sportiv Partizani '' ka dalë nga arkivat e ministrive me kërkesë të gazetarëve investigativë të Report TV, të cilët e studiuan atë për muaj me radhë.

Lexo këtu edhe investigimet e Report Tv për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
INVESTIGIMI I

INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 19/02/2022 09:41

    Dh shpresojme ti shkoni deri ne fund ketij problemi madhor .

    Përgjigju
  • Beni: 18/02/2022 20:23

    Keta po fusin ne burg vetem keta te PS se nuk i gjen gje nga keta,kurse Saliun me Meten dhe veglat e tyre nga mbrapa nuk i prek njeri se kane frike!

    Përgjigju
  • Miri: 18/02/2022 19:58

    Dicka do kete ndodhur ne perceptimin e SHBA dhe Gjermanise pas skandalit te ineciatoreve. Kuptohet ne dem te Rames. Ndaj, po te shihet me vemendje, kane serish nga sirtaret "letrat e vjetra" ish klub Partizani, afera CEZ etj. Tamam si ata hajdutet kur njeri (Rama & PS) thote se une jam hajdut klas, artist ndersa tjetri (Berisha & Basha&Meta & PD+LSI) thote ore ai ka vjedhur 12 vjet, sikur u be shume dhe po mbarohet thesi. Ca do vjedhim ne????

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 18/02/2022 18:51

    Kjo lloi meze kti pirun do tha pushkini kur vajzat e mbretërve të Botēs donin ta injoronin e Pushkini si zheni i nxori mikun e ja u tregoi e i injoroi vajzat e mbretërve. Pra dhe ky popull, populli Shqiptar kto lloi politikanësh meritoin. Se po të ishte populli zgjuar nuk votonte 30 vjet kto lloi fekalesh nga të 4 krahët. Me një fjal simbas kokës festja. I gëzofshi kto fundrrina.

    Përgjigju
  • Riku: 18/02/2022 16:59

    Kokat hengshin ishalla... shihni vleren 415 mill atehere 430 mill sot incinerators... e sigurt eshte qe te dy palet I kane henger leket denohen a jo nuk me rruhet fare se skthehen me... ama tregon qartesisht brumin e administruesve te pareve tona dmth publike... tani ssskaaape votoni jo 1 mill po 1millegjys jepjani se ket meritoni

    Përgjigju
    • Baxhella e partise: 18/02/2022 17:56

      O Riku. Ti do vish prap se je pervers i partise. Nuk rri pula pa ngrene mut. Nuk ke ku shkon. Do ta fusi gjyshi me Liken edhe njehere per situaten.

  • Dori: 18/02/2022 15:13

    Hajdutet therrasin kapeni hajdutin.Kur esht momenti bien gjith dakort dhe hajdutet jetojn te lire.I japin pjesen e vet edhe Kimit dhe gjith ne rregull.Ben drejtesin e re per peshqit e vegjel gjoja po luftojm korrupsionin.Pastaj festojn gjith bashk se ja futem bukur ktij popull.

    Përgjigju
  • Spake usa: 18/02/2022 14:55

    Ne ket vend ska drejtsi, keto du familje :metaj, berisha edhe tjere qe fshihen mbrapa tyre duhen te hetohen ne menyre shum specifike, nqs shqiptaret te hyj ne Europe , keta po sponzorizojn mitingjet per te mbajt pasurite e krijuara ne kurriz te shqiptareve qe 30 vjete

    Përgjigju
  • Redi: 18/02/2022 14:31

    Kjo eshte ajo ceshtja ku pronaret jane maskarenj dhe toka i duhet Rames dhe Veliajt per shoqerine a thua e kane lene pleqte e tyre. Jo si tek 5 maji kur te fusin rruspen se u dhemb prona e pronareve.....

    Përgjigju
  • Foltorja: 18/02/2022 14:04

    Do ju fusi brenda te gjitheve gjyshi me antiplumb. Nje e nga nje. Ka triliona me euro qe i ka vjedhur 30 vjet rresht. Nuk ju llogarit fare. Jua heq breket kur te doje.

    Përgjigju
  • Ola: 18/02/2022 13:44

    Aman dhe ju gazetaret duhet ta kuptoni qe jan thjesht show per te mbuluar pazaret mes tyre per mos shkarkimin e Metes.Kto nuk shkarjojn dit nje mafios te korruptuar dhe ju mendoni se do arrestohet Berisha? I rrujn lesht

    Përgjigju
  • minushe: 18/02/2022 13:22

    mendimi i pare qe me erdhi nder mend eshte ai i Drinit..Ke shume te drejte!

    Përgjigju
  • beni be: 18/02/2022 13:04

    hahah o tao tao, o nona e hajduterise, po ty gj7yshja ti la tokat ne labinot ku po pastron leket me gjergj lucen

    Përgjigju
  • Une: 18/02/2022 13:02

    Thirrni ministrine e drejtesise per interpelance.. per cfare eshte ai aty? Per tu marre me martesat e njerezve vetem? Sa here e ndjeni keq veten kutjoheni per kto skandale. Po per 21 Janarin do kerkoni informacion? Apo nje here ne vit ne janare kujtoheni.

    Përgjigju
  • drini: 18/02/2022 12:33

    Po perse u kujtuan tani keta mjeshtrat e vjedhjes ? Po bejne thirrje per kompromis qe secila pale te heshte per ate qe ka hetuar apo po u digjet barku per drejtesi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ 68 vjeçari u gjet i vrarë, autorët e grabitën dhe goditën me sende të forta, Report Tv sjell pamje nga vendngjarja në banesën e të moshuarit

Vlorë/ 68 vjeçari u gjet i vrarë, autorët e grabitën dhe goditën me sende të forta, Report Tv sjell pamje nga vendngjarja në banesën e të moshuarit