Skandali, FSHF licencon klubet me mjekë sportivë fiktivë! Jeta e futbollistëve në rrezik, i ‘kuron’ fizioterapisti! Mjeku për Report Tv: Federata e di

Federata Shqiptare e Futbollit i shkel me të dyja këmbët rregullat e funksionit të skuadrave. Një nga kriteret që një klub të marrë licencë nga FSHF, është të ketë mjek sportiv. Në Shqipëri vetëm Vllaznia dhe Partizani kanë mjekë, shumica kontraktojnë mjekë fiktivë për dokumenteve, dhe paguajnë vetëm fizioterapiste. 

Më shumë se 80% e ekipeve të Superligës, por edhe i gjithë futbolli shqiptar nuk kanë mjek të posaçëm sportiv, por vetëm fizioterapistë.

 “Është një problem mjaft i madh që ne si qendër mjekësie sportive e kemi ngritur disa herë, por ka rënë në vesh të shurdhër, si te FSHF ashtu edhe te instance më të larta”, shprehet Mel Ostreni, mjek sportiv në një intervistë për Report Tv. 

Nëse kur futbollisti i Danimarkës Eriksen humbi ndjenjat, nuk do të kishte mjekë dhe defribilatorë për zemrën, pasojat do të ishin tragjike, ashtu siç futbollistët shqiptarë rrezikojnë ngahera jetën.

“Nëqoftëse janë trauma të kokës, që japin shfaqje të humbjes së ndienjave të futbollistit në fushë atëherë ndërhyn mjeku, edhe ai i skuadrës kundërshtare”, thotë Ostreni.

Kjo situatë e rëndë e futbollit shqiptar merr jetë nën hundën e Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila përpara se t’i japë licencën një klubi duhet të sigurohet që e kanë një mjek sportiv.

 “Mjekët i atashohen skuadrës vetëm në letra. Pra firmosin për ekipin, por nuk paguhen dhe për këtë arsye nuk afrohen më”, ka thënë ndër të tjera mjeku për Report Tv.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/12/2021 02:21

    Ku jane SPAKU dhe organet e tjera hetuese? Prisni qe t'ju mbetet ndonje ne dore? Ketu kemi te bejme me 3 akuza.1-mashtrim,2-neglizhece me qellim fitimi e perfitimi.3-vendosja e jetes ne rrezik nepermjet ketyre veprimeve

    Përgjigju
  • Mjeku: 02/12/2021 15:46

    Pse cuditeni kur Duka eshte jo presidenti i FSHF por mbret dhe asnje ska guxim te flase se ka ushtrine e arbitrave qe kush klub ta hapi gojen i con atje ku jane Elbasani Flamurtari dhe Lufterari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën