Skandali i Armand Dukës dhe mercenarëve të tij, gazetari: Censurojnë të gjithë mediat që ishin kundër tij në zgjedhje
Andi Verçani dhe Armand Duka
Presidenti i FSHF-së i pezulluar nga Gjykata e Tiranës, Armand Duka, ka nisur hakmarrjen ndaj gazetareve kritik ndaj tij në zgjedhjet e fundit.
Në sfidën e sotme miqësore sot ndaj Gjeorgjisë, departamenti i komunikimit në FSHF, që drejtohet nga disa mercenarë të rëndomtë, kanë vendosur që të mos akreditojnë asnjë media që ka qenë kritike ndaj Armand Dukës në fushatën e fundit zgjedhore.
Report Tv është një nga mediat, që është censuruar nga FSHF-ja e Armand Dukës, vetëm me arsyen se ata ka qenë kritik ndaj tij në zgjedhjet fars, që zhvilloi pak javë më parë, ku edhe pse u rizgjodh me votat e punonjësve të tij, nuk ka marrë ende legjitimitetin nga Gjykata që po heton shkeljet dhe manipulimet e tij.
“Turpi i lënies jashtë të kolegut, Ernest Koçi, nga ndeshja Shqipëri-Gjeorgji! Ka televizione dhe media që kanë marrë nga dy apo më shumë akreditime për ndeshjen e kombëtares, ndërsa në tribunën e medias vijnë njerëz që nuk kanë lidhje me terrenin, por nuk ka vend për një gazetar të përkushtuar dhe pozitiv, si Nesti! Përplasjet për Asamblenë nuk mund të kalojnë në supet e gazetarëve që punojnë për të mbajtur familjen!”, shkruan në rrjetet sociale gazetari sportiv Bledar Kuka.
Postimi i këtij të fundit ka sjellë dhe solidarizimin e shumë gazetarëve të tjerë, të cilët kanë dënuar veprimet e FSHF-së e cila prej vitesh funksionin si biznes privat i Armand Dukës.
Një ditë më parë FSHF refuzoi, akreditimin e Report Tv për ndeshjet e Kombëtares, duke bërë një akt censure kundër një media të pavarur. Hyrja në tribunën e shtypit realizuar në stadiumin e ri ‘Air Albania’ sipas standarteve të fiksuara nga Uefa, është një parim i respektuar në të gjithë stadiumet e botës. Gazetarët nuk kërkojnë akteditim në tribunën e shtypit si tifozë, por si operatorë të informacionit që duhet të informojnë tifozët dhe opinionin publik mbi ndeshjet që luhen. Kjo e drejtë iu është mohuaa gazetarëve të Report Tv.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.8%
-
Jo
19.8%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2848
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E konfirmojnë në Itali, Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje
16 Dhjetor, 17:02
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor, 15:20
-
Evropiani U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA s'e shqyrton çështjen! Burime: Është shtyrë në shkurt
16 Dhjetor, 14:07
-
Superliga/ Teuta 'i fik dritat' Egnatias, i mposht 2-1 dhe i heq mundësinë e kreut! Skënderbeut 2-2 ndaj Bylis, Dinamo kryeson pas gjysmës së sezonit
15 Dhjetor, 18:48
-
Ikin dritat në stadiumin e Durrësit, Teuta - Egnatia ndërpritet për pesë minuta
15 Dhjetor, 17:20
-
Bëma nga Kategoria e Tretë, miqtë braktisin ndeshjen dhe gjithë ekipi ndëshkohet me karton të verdhë
15 Dhjetor, 16:41
-
Superliga/ Tirana në pikë të hallit, Dinamo e mposht 2-1 në derbi dhe merr kreun! AF Elbasani ndal 2-2 Partizanin në kryeqytet, Vllaznia fiton kundër Laçit
14 Dhjetor, 21:08
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor, 16:00
-
Kushtet atmosferike, shtyhen tre ndeshje në Kategorinë e Parë
14 Dhjetor, 15:06
-
Shorti i Botërorit/ Prodani në ‘Studio Live’: UEFA gaboi me shortin e Shqipërisë, s’duhet t’i kemi frikë! Serbia ‘armiku ynë’, shans për të bërë histori! Seitllari: Duka rrudhi buzët
13 Dhjetor, 20:30
-
Bashkorganizimi i Euro 27 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA mblidhet të hënën për 'dritën jeshile'
13 Dhjetor, 16:04
Kushdo qe censuron eshte imoral dhe maskara. Perfshire jo vetem kur u ndodh gazetareve apo mediave nga te tille si Duka, por edhe kur qytetare censurohen nga media kur kritikojne.
Përgjigju