Skandali i blerjes së mundshme të organizimit të botërorit të 2006 nga Gjermania ka sjellë dorëheqjen e Wolfgang Niersbach, presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit.
 
Vendimi i Niersbach ka ardhur për shkak të hetimit që po bëhet ndaj federatës, e cila dyshohet jo vetëm për korrupsionin që ka lidhje me Botërorin e 2006, por edhe për disa parregullsive financiare të verifikuar nga viti 2000 dhe në vazhdim.
 
 “Kam besim se do t’i jap përgjigje të gjitha pyetjeve”, ka thënë Niersbach.


d.b/shqiptarja.com