Skandali i borxheve CEZ-DIA,
dëshmon kreu OSHE Ardian Çela

Skandali i borxheve CEZ-DIA,<br />dëshmon kreu OSHE Ardian Çela
Kreu i OSHE Ardian Cela për afro dy orë në cilësinë e dëshmitarit është përballur këtë të premte në gjykatën penale të Tiranës me të pandehurin e drejtësisë për mashtrim me rastin CEZ-DIA Kastriot Ismailaj, për të cilin u shpreh se se ka njohur kurrë më parë dhe prej dy herësh e sheh në gjyq.
 
Cela ka mohuar që kompania që ai administron OSHE të ketë paguar në formë shpërblimi apo të ketë premtuar shpërblime për persona të ndryshëm për të dëshmuar kundër kompanisë DIA në arbitrazhin e Vjenës.
 
Ndërkohë në gjykatë Cela ka shpjeguar se më 3 dhjetor 2015 në zyrën e tij ai është takuar me përfaqësuesin ligjore të DIA-s shtetasen Rebecha Gaskin.
 
E cila sipas Celës i kishte kërkuar të nënshkruanin marrëveshjen për të mbyllur mes DIA dhe OSHE konfliktin me pajtim pasi DIA e përfaqësuar zyrtarisht dhe ligjërisht nga Gaskin nuk kishte asnjë pretendim ndaj OSHE.
 
Ndërkohë mbrojtja e Ismailajt kërkoi nga gjykata që në cilësinë e dëshmitarit të shoqërohet nga policia edhe ministri energjitikës Damian Gjiknuri, pasi prej më shumë se 4 seancash ai sparaqitet për të dëshmuar.


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT